Bletarët në hall me motin

    Moti me shi dhe temperaturat e ulëta kanë goditur rëndë bletarët në Kosovë. Maliq Koskoviku, bletar nga Prishtina, megjithatë nuk është dorëzuar dhe është detyruar që të shpenzojë para shtesë për të mbajtur gjallë 270 kosheret me bletë që i ka. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ka dërguar kërkesa për ndihmë në Komunën e Prishtinës dhe në autoritetet qendrore. Megjithatë, ai ende është në pritje të ndihmës. Për një koshere me bletë, ai thotë se ka 100 euro shpenzime. Por, Kosoviku thotë se do të vazhdojë të mbajë bletë, pavarësisht situatës aktuale, siç thotë ai “katastrofale”, pasi kjo është puna e tij primare.

    Maliq Koskoviku ka 270 koshere me bletë dhe përkujdesja për to është puna e tij primare.
    1Maliq Koskoviku ka 270 koshere me bletë dhe përkujdesja për to është puna e tij primare.
    Për dallim nga vitet e kaluara, Koskoviku dhe bletarë të tjerë, janë përballur me shumë probleme, që ai i quan katastrofale” për shkak të reshjeve të shiut dhe motit të ftohtë. Kjo pasi bletët dalin nga kosheret për t’u ushqyer vetëm kur temperaturat janë më të larta.
    2Për dallim nga vitet e kaluara, Koskoviku dhe bletarë të tjerë, janë përballur me shumë probleme, që ai i quan katastrofale” për shkak të reshjeve të shiut dhe motit të ftohtë. Kjo pasi bletët dalin nga kosheret për t’u ushqyer vetëm kur temperaturat janë më të larta.
    Por, Koskoviku nuk është dorëzuar dhe ka shpenzuar para për t’i mbajtur gjallë bletët e tij. Ai thotë se ka kërkuar ndihmë nga niveli komunal dhe qendror, por deri më tani ende nuk ka marrë ndihmë.
    3Por, Koskoviku nuk është dorëzuar dhe ka shpenzuar para për t’i mbajtur gjallë bletët e tij. Ai thotë se ka kërkuar ndihmë nga niveli komunal dhe qendror, por deri më tani ende nuk ka marrë ndihmë.
    “Kemi humbje të mëdha dhe kemi shpenzime shumë të mëdha”, thotë Koskoviku për Radion Evropa e Lirë. 
    4“Kemi humbje të mëdha dhe kemi shpenzime shumë të mëdha”, thotë Koskoviku për Radion Evropa e Lirë. 
    Pavarësisht situatës së rënduar në të cilën gjendet, së bashku me bletarët e tjerë, Koskoviku thotë se nuk do të heqë dorë nga bletaria.
    5Pavarësisht situatës së rënduar në të cilën gjendet, së bashku me bletarët e tjerë, Koskoviku thotë se nuk do të heqë dorë nga bletaria.
    Megjithatë, Koskoviku tregon se ka dëgjuar nga bletarë të tjerë se do të heqin dorë për shkak të shpenzimeve të mëdha.
    6Megjithatë, Koskoviku tregon se ka dëgjuar nga bletarë të tjerë se do të heqin dorë për shkak të shpenzimeve të mëdha.
    Përveç mbledhjes së mjaltit, Maliq Koskoviku merret me shumimin e bletëve, me qumështin e tyre, polenin, propolisin dhe helmin e bletëve.
    7Përveç mbledhjes së mjaltit, Maliq Koskoviku merret me shumimin e bletëve, me qumështin e tyre, polenin, propolisin dhe helmin e bletëve.
    “Bleta është si një minierë, por janë të pakët ata që e kanë si punë të parë”, thotë ai.
    8“Bleta është si një minierë, por janë të pakët ata që e kanë si punë të parë”, thotë ai.
    Nga bletët mund të krijohen shumë produkte nga të cilët njerëzit mund të kenë përfitime shëndetësore, pasi bletët mbledhin nektar nga mbi 300 lloje të luleve.
    9Nga bletët mund të krijohen shumë produkte nga të cilët njerëzit mund të kenë përfitime shëndetësore, pasi bletët mbledhin nektar nga mbi 300 lloje të luleve.
    “Më shumë te ne në popullatë njihet mjalti, mirëpo të gjitha gjërat të tjera janë më të mira se mjalti. Shumë më i shëndetshëm është poleni që ka diku mbi 10 vitamina, shërben për ngritjen e imunitetit. Në kombinim me mjaltë përdoret për rregullimin e tensionit, për diabetin. Sidomos është për njerëzit që kanë probleme me anoreksi”, thotë ai.
    10“Më shumë te ne në popullatë njihet mjalti, mirëpo të gjitha gjërat të tjera janë më të mira se mjalti. Shumë më i shëndetshëm është poleni që ka diku mbi 10 vitamina, shërben për ngritjen e imunitetit. Në kombinim me mjaltë përdoret për rregullimin e tensionit, për diabetin. Sidomos është për njerëzit që kanë probleme me anoreksi”, thotë ai.
    Nga kosheret e bletëve bëhet edhe inhalim.
    11Nga kosheret e bletëve bëhet edhe inhalim.
    Koskoviku thotë se zakonisht inhalimi mund të bëhet nga muaji prill, por për shkak të motit të paqëndrueshëm këtë vit ka nisur në qershor. Kjo pasi për këtë gjë kërkohet që temperatura e kosheres të jetë diku nga 34 deri në 37 gradë Celsius.
    12Koskoviku thotë se zakonisht inhalimi mund të bëhet nga muaji prill, por për shkak të motit të paqëndrueshëm këtë vit ka nisur në qershor. Kjo pasi për këtë gjë kërkohet që temperatura e kosheres të jetë diku nga 34 deri në 37 gradë Celsius. /REL/
    Lajmi Paraprak

    Pas rebelimit, mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët e RMV përjetojnë më shumë stres nga problemet ligjore, krahasuar me etnitë e tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë