Bllaca, pika kufitare që keqtrajton udhëtarët

    Bllaca, pika e vetme kufitare që punon madje me më pak se gjysmën e kapaciteteve kadrovike krahasuar me pikat tjera kufitare në Maqedoni. Dhe, kjo situatë nuk ndodhë vetëm tani, por vite me radhë. Veç kësaj, zyrtarët e kësaj pike kufitare arsyetohen se shpesh po bie apo ngadalësohet sistemi kompjuterik për evidentimin e hyrje-daljeve në kufi.

    Në ndërkohë, deri në një orë zgjatin sot pritjet për ta lëshuar Maqedoninë në pikën kufitare me Kosovën, ndërsa e njëjta situatë ndodhë edhe me ata që duan të futen në Maqedoni. Bllaca ka bllokuar edhe punën e policëve të Kosovës, pasi kolona ka arritur deri në brendi të Hanit të Elezit.
    Problem shtesë në Bllacë paraqet edhe, siç thonë policët kufitarë, një urdhër i ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili ka kërkuar që çdo udhëtarë të futet në sistemin e evidentimit të dokumenteve të udhëtimit. Madje, edhe foshnjat e fëmijët e vegjël, ndryshe nga kosovarët që, për të evituar kolonat dhe pritjet e gjata, evidentojnë vetëm shoferët.

    “Urdhërin për kalim selektiv, konkretisht evidentimin vetëm të shoferëve e jep vetëm ministri Spasovski. Kjo vlen mesa duket vetëm për ne në Bllacë. Kur kemi kolona të gjata, duhet ta lajmerojmë kabinetin e ministrit dhe, nëse ka kohë ai të shohë kamerat dhe kolonat, na lejon kalim selektiv, gjë që ndodhë shumë rrallë. Veç kësaj, ka kohë që kërkojmë punësime të reja, pasi jemi e vetmja pikë kufitare që punojmë as me gjysmën e kapaciteteve, por përgjigje pozitive nuk kemi”, thonë policët e Bllacës.

    Ndihmë është kërkuar edhe nga zyrtarët shqiptarë në polici, por duket se të njëjtit janë të pafuqishëm dhe paaftë për të plotësuar nevojat e pikës kufitare të Bllacës, si njëri ndër vendkalimet kufitare me më shumë udhëtarë në vend.

    Dhe, derisa vazhdon kjo gjendje në Bllacë, udhëtarët do të duhet të presin deri në një orë për 1 kilometër. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Subvencionet që nuk u bëjnë punë bujqve në RMV!

    Lajmi i rradhës

    “Qytetarët kërkojnë vetë të mjekohen me antibiotikë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë