Borxhi i Komunës së Gostivarit është 7 milionë euro, Taravari: Tani investojmë më pak, vetëm të mos rritet borxhi

    Borxhi i Komunës së Gostivarit aktualisht është shtatë milionë euro, mirëpo kryetari i tanishëm Arben Taravari në vitin 2017 e ka gjetur komunën me 1.5 milionë euro. Në vitin 2020 ka qenë më pak se 1 milion, ndërsa në vitin 2021 ishte tre 3 milionë, por shtrohet pyetja si shkoi borxhi i komunës në 7 milionë euro në vitin 2022. Taravari në “Rruga drejt” në Alsat M tha se kriza ekonomike e qytetarëve për mos gjenerim të mjeteve, pandemia dhe vazhdimësia e investimeve ka çuar deri te borxhi aktual, shkruan Nistori.

    “Deri në fund të vitit 2017, plot borxhe që nuk ishin sjellë në Komunë, por ishin bërë në mandatin paraprak. Domethënë në fund të vitit 2017, ne kemi pas borxh 3.5 milionë euro. U rritën borxhet të cilë kanë bë punë dhe nuk i kanë sjellë fakturat. Pas asaj ne nisëm me pagesë të borxheve dhe punë, paralelisht. Kishte një ndihmë prej Qeverisë, gjysmën e borxheve, të cilëve neve, fatkeqësisht na u dha vetëm 700 mijë euro. Në janar të vitit 2020, ne arritëm vetëm 700 mijë euro të kemi borxh. Nga 3.5 milionë euro erdhëm në 700 mijë. 2020 është viti pandemik, kur nisën pagesa e tatimeve prej qytetarëve të bëhet shumë më pak, ne nuk bëmë presion te qytetarët, duke u munduar t’i mirëkuptojmë se jemi në periudhë pandemie, por edhe periudhë të krizës ekonomike. Ne u ulëm me ekipin, a vazhdojmë me punët të cilat i kemi planifikuar, sepse është pandemi dhe të hyra ka shumë pak apo ndalemi mos krijojmë borxhe. Vendimi i përbashkët i joni, kryesisht i ekspertëve për zhvillim ekonomik lokal dhe ekonomisë ishte, më mirë të vazhdojmë të angazhojmë dhe t’i vazhdojmë punët, pa marrë parasysh se të hyrat janë zvogëluar shumë. Në 2021 ne i regjistruam borxhet e paregjistruara prej “Komunalecit” – borxhe që kanë ekzistuar vite me radhë të Komunës. Ne i kemi vendosur dhe ato janë afro 2 milionë euro, i kemi regjistruar që ta kemi si borxh të Komunës. Ne kemi bërë 80km kanalizim, 40km ujësjellës të ri, 30km aslaft të ri, të gjitha shkollat e riparuara, këto kanë kosto.” – deklaroi Taravari.

    Taravari tha se këto 5-6 muajit e fundit, në krizë elektrike, Komuna e Gostivarit realizon vetëm rrogat dhe bën pagesën e faturave elektrike të cilët janë trefishuar krahasuar me periudhën paraprake. Sipas tij, komuna bën vetëm investime të vogla, vetëm e vetëm të mos rritet borxhi i Komunës së Gostivarit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Poezi nga Azem Shkreli

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe, hendek i thellë mes Ligjit dhe zbatimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë