Tetovarët kërkojnë të hiqet spitali i djegur modular, ndikon për të keq në psikologjinë e njerëzve

    Foto: Emir H

    Që nga djegia, më 8 shtator spitali modular në Tetovë, çdo ditë ua kujton qytetarëve tragjedinë e ndodhur kur humbën jetën 14 persona.

    Terreni nuk është pastruar fare, ndërsa objekti i djegur nuk ruhet më as nga policia që nga 25 shtatori. Prokuroria Themelore e Tetovës thotë se hetimet për djegien e këtij objekti kanë përfunduar. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë këmbëngul se nuk ka kompetenca për heqjen e objektit të djegur.

    “Pas ndërtimit të tyre, modularët iu janë dorëzuar spitaleve për menaxhim, andaj, mbetet obligim i tyre që të bëjnë pastrimin, përkatësisht heqjen e mbetjeve të modularit”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Qytetarët ankohen. Thonë se çdo ditë që kalojnë për rreth modularit të djegur, “shkrumbohen” nga dhembja për jetët e humbura.

    “Duhet të hiqet kjo, sepse kjo është një ripërsëritje e traumave për njerëzit kur e shohin këtë dhe e dinë se çka ka ndodh këtu. Mendoj se duhet të pastrohet kjo të hiqet krejt. Normal dikush ka humb familjarin të afërmin këtu dhe është keq kur ia rikujton këto”.

    “Është shumë e keqe kjo me e pa, duhet të rregullohet kjo se një kohë të gjatë është kështu”.

    “Kjo është tej mase morbide dhe më e keqja askush nuk mbajti përgjegjësi për këtë”.

    Mjekët e Spitalit të Tetovës thonë se mbetja e modularit pa u pastruar ndikon keq ndaj pacientëve.

    “Sigurisht se ndikon ajo në psikologjinë njerëzore dhe unë shpresoj ata që janë kompetentë sa më shpejtë ta largojnë”, deklaroi Bekim Ismaili, mjek.

    Prej tre muajsh, për ngjarjen e shtatorit në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona, ende nuk është hapur hetimi. Nga Prokuroria themelore e Tetovës thonë se pritet raporti i hetimit të ekspertëve gjermanë që u kërkua përmes ndihmës juridike ndërkombëtare. /AlsatM/

    Lajmi Paraprak

    Borxhi i komunës së Ohrit i përafrohet borxhit të komunës së Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Falja e dënimit për Boban Iliq | A mund të luhatet koalicioni me Alternativën?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë