Bozhinovska refuzon ofertën e ministrit Osmani

    Ish-zyrtarja e VMRO-DPMNE-së dhe njëherit ish-drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare, Valentina Bozhinovska në një deklaratë për “A1on”, ka thënë se për momentin nuk do të mund të japë angazhimin e saj në Këshillin strategjik të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani, megjithatë shpreson që në të ardhmen të bashkëpunojnë.

    “I nderuar ministër, ju falënderoj për ftesën dhe për idenë tuaj, e cila është briliante dhe shfrytëzoj rastin ta përshëndes, por për shkak të aktiviteteve të mia të kufizuara për arsye shëndetësore, nuk mund të kontribuoj për momentin, por shpresoj për bashkëpunim të ardhshëm për arsye se jam e bindur se të gjithë bashkërisht duhet që t’i shtrijmë duart për projektin për shtet evropian”, është deklaruar Bozhinovska.

    Valentina Bozhinoska dhe Srgjan Kerim janë në mesin e 26-të anëtarëve të propozuar për Këshillin Strategjik për punë të jashtme, si organ këshillues i Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Do të futemi në qeveri vetëm nëse bëhet fjalë për qeveri ekspertësh

    Lajmi i rradhës

    OBSH: Vaksinohuni dhe evitoni udhëtimet ndërkombëtare!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë