Buçkovski: Kjo përbërje parlamentare do të ndryshojë Kushtetutën

    Ish-kryeministri Vlado Buçkovski, i cili ishte edhe përfaqësues special në kontestin me Bullgarinë, në një prononcim për të përjavshmen “Fokus”, ka deklaruar se partia opozitare VMRO-DPMNE ka shkuar shumë larg, me manipulime dhe parashikime fataliste për asimilim dhe bullgarizim.

    “Ndonjëherë kam pasur përshtypjen se ishim në vitin 2003 apo 2004, kur me manipulime bruto dhe parashikime fataliste për federalizimin e Maqedonisë, penguan zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe miratimin e Ligjit të ri për Organizimin Territorial të VetëQeverisjes Lokale. Realisht, tani e kanë të vështirë të kthehen, do të duhet kohë, një vit, një vit e gjysmë”, shtoi Buçkovski.

    Ai ka deklaruar gjithashtu se me kalimin e kësaj periudhe kohore, është e nevojshme që opozita të përgatis strategjinë e daljes nga kjo situatë që ka sjellë veten dhe të përgatitet të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

    Sipas tij, shanset për zgjedhje në vjeshtë janë minimale, por, siç thekson ai, ato pritet që të mbahen në vjeshtën e vitit të ardhshëm 2023, por VMRO-DPMNE ta ndryshojë planin e veprimit të saj.

    “Kjo përbërje parlamentare në largim do të bëjë ndryshimet në Kushtetutë. Do të ishte racionale që VMRO-DPMNE para zgjedhjeve të hapë rrugën ​​për bashkëpunim me partitë shqiptare, por edhe të paraqitet para faktorit ndërkombëtar si një parti e përgjegjshme, properëndimore, e cila pretendon të jetë një alternativë serioze ndaj koalicionit aktual qeverisës”, tha në fund Buçkovski.

    Lajmi Paraprak

    “Me Ballkanin e Hapur e tejkalojmë më lehtë mungesën e ushqimit dhe rrymës”

    Lajmi i rradhës

    “Qeveria të shkojë në zgjedhje të parakohshme”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë