“Me Ballkanin e Hapur e tejkalojmë më lehtë mungesën e ushqimit dhe rrymës”

    Qëllimi i Ballkanit të Hapur është të gjithë neve të na çojë drejt zhvillimit, integrimit, konkurrencës përballë konkurrencës së ndërsjelltë, lirisë së lëvizjes të katër lirive të bashkimit Evropian, lehtësimit të procedurave, solidaritetit dhe dorës së shtrirë. Besoj se Ballkani i Hapur është më shumë se ide dhe më shumë se nisma dhe ka kapacitet të plotë t’i përgjigjet nevojave dhe të japë zgjidhje operative. Kjo ide të gjithëve na bashkon në qëllim të qartë, të hapur. të sinqertë dhe qytetare.

    Këtë e porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në Tiranë në hapjen e mbledhjes plenare të grupeve ndërqeveritare të punës të cilët sot dhe nesër do të diskutojnë për implementim më të hollësishëm të marrëveshjeve të arritura në kuadër të Ballkanit të Hapur.

    “Është koha të fokusohemi në rezultate, të prekshme dhe të dukshme të cilat dalin nga nevojat reale të qytetarëve që do të thotë se janë autentike dhe organike. Sot këtu jemi tre vende me negociata të hapura inkuadruese me BE-në dhe të gjithë e dimë se sa Ballkani i Hapur ka potencial t’i akselerojë reformat e nevojshme për hyrje në BE. Përmes Ballkanit të Hapur, së bashku në BE. Kjo është rruga jonë dhe shpresoj se në të njejtën së shpejti do të bashkangjiten edhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor”, theksoi Bytyqi.

    Theksoi se së bashku me kolegët nga Shqipëria dhe Serbia do të punojnë në konfirmimin e kornizës së punës dhe protokolleve dhe mënyrave në të cilat do të ndihmohemi gjatë katastrofave dhe fatkeqësive, gjatë mungesës së ushqimit dhe gjatë krizës energjetike, me çka këtë periudhë u përballëm si rezultat i krizës globale të shkaktuar nga invazioni ushtarak rus ndaj Ukrainës.

    “Edhe pse secila ekonomi nacionale ka përgjigjet e veta adekuate ndaj sfidave me të cilat përballemi, si ajo e javës së kaluar kur Maqedonia e Veriut vendosi ndalesë për eksport të grurit – por, nëse plani operativ q[ë këtu së bashku do ta punojmë me kolegët nga Shqipëria dhe Serbia tregoi se mund dhe duhet të ndihmohemi me sasi të grurit për aleatët tanë nga Ballkani i Hapur, do të gjejmë mënyrë ta bëjmë atë, si dhe mënyra të mundshme për performanca të përbashkëta në tregun global si rajon më i madh apo si tërë Unioni me vendet kandidate”, thotë Bytyqi.

    Theksoi se avancimi i këmbimit tregtar dhe zinxhirët e furnizimit janë potencial nga i cili të gjithë mund të kapitalizojmë përmes, siç tha, stimulimit të sjelljes së zinxhirëve të furnizimit në vendet tona dhe afër kufijve të BE-së.

    Theksoi se në mbledhjen e sotme të grupeve ndërqeveritare të punës do të diskutojnë edhe për tejlkalim të përbashkët të krizës energjetike dhe mënyrave për kursim, mënyrës së aktivizimit të numrit identifikues për qytetarët dhe nevojat për mënjanim të lejeve të punës.

    “Për të gjitha këto tema, pesë grupe të punës do të kenë punë intensive në dy ditët në vijim, dëshiroj të jenë produktive dhe në fund të ditës së nesërme ta prezantojnë punën e bërë”, tha Bytyqi. 

    Lajmi Paraprak

    Hulumtim: Milionat e Serbisë dhe Kosovës për persona dhe kompani nga lista e zezë e ShBA-së

    Lajmi i rradhës

    Buçkovski: Kjo përbërje parlamentare do të ndryshojë Kushtetutën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë