Buçkovski: Maqedonia nuk i jep fuqi të mjaftueshme negociatave me Bullgarinë

    Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, vlerëson se në kontestin me Bullgarinë, pala maqedonase nuk i jep fuqi të mjaftueshme negociatave. Siç thotë ai, në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ka një përpjekje diplomatike në Bullgari, por u duhen hapa shtesë nga ana jonë, përcjell Nistori.

    “Ne nuk jemi naivë, e dimë që ka një nismë franceze. Është konfirmuar edhe nga kabineti i Pendarovskit… ka një përpjekje serioze diplomatike. Nuk është rastësi që është caktuar vizita e kancelarit gjerman. Por le të shohim … mendoj se nuk po i japim forcë shtesë Petkovit dhe qeverisë së tij për të arritur një kompromis,” tha Buçkovski.

    Kovaçevski duhej të takohej me Mickoskin, opozita mbështeti hapat në negociatat me Bullgarinë

    Siç thotë ai, pas një takimi të tillë, pala jonë duhet të kishte nisur procedurën për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.

    “Për habinë time të mirë, opozita i dha shtytje Qeverisë, të jetë më e vendosur, më e guximshme…Mendoj se ka munguar takimi mes kryeministrit dhe liderit të opozitës pas gatishmërisë së Mickoskit për të qenë bashkëpunues dhe të definojë çfarë do të thotë për të reciprociteti”, tha Buçkovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Markoviq: Nuk është fundi i botës nëse negociatat nuk fillojnë në qershor

    Lajmi i rradhës

    Çfarë pritet të ndodhë në Ohër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë