Bujqit në RMV druajnë për eksportin e frutave

    Bujqit frikësohen se këtë vit, pemët dhe perimet të cilat me vite radhazi po eksportoheshin në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi, do të mbesin në arat e tyre. Thonë se duhet të takohen me ministrin përgjegjës me të cilin do të bisedojnë për këtë temë.

    “Bujqit ishin frikësuar nga shtrenjtësimi i repro-materialeve, plehrave, mjeteve mbrojtëse në fillim të vitit, çmimi i të cilave ende është i lartë. Përveç kësaj, tani druajnë edhe për shitjen e produkteve të tyre bujqësore”, deklaron Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës Kombëtare të Fermerëve.

    Analisti ekonomik, Branimir Jovanoviq thotë se nuk ka vend për panik dhe qetëson se kjo është një mundësi e mirë që eksportin ta riorientojnë drejt tregjeve evropiane.

    “Kjo paraqet një mundësi shtesë, sesa rrezik për Maqedoninë. Eksporti i reduktuar në Rusi do të jetë problem i vogël, sepse do të krijohet hapësirë që ushqimi të importohet në vendet evropiane. Kjo “vrimë” që do të paraqitet në tregun evropian është një shans më i madh për produktet e Maqedonisë, sesa një kërcenim për eksportin në Rusi”, vlerëson Jovanoviq.

    Në vitin 2019 nga Maqedonia në tregun rus janë eksportuar 34 mijë tonë pemë dhe perime të freskëta. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Lufta e Putinit në Ukrainë zhyt ekonominë ruse në krizë

    Lajmi i rradhës

    Të shkosh në të njëjtin vend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë