Udhëtarët e mbijetuar nga aksidenti tragjik janë në gjendje stabile

    Foto: BTA

    Mbrëmë janë kryer dy operacione, ndërkohë që sot do të operohen edhe dy pacientë të tjerë që gjenden për kurim në spitalin “Pirogov” në Sofje, pasi u lënduan në aksidentin që ndodhi në orët e hershme të ditës së djeshme.

    “6 pacientë janë janë në kirurgjinë plastike, 1 në traumatologji. Të gjithë pacientë janë në gjendje stabile, u janë dhënë ndihmë psikologjike dhe dje kanë pasur intervenime të suksesshme”, tha d.r Maja Argirova.

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në mëngjes ka biseduar me Ivan Poromanski, drejtor i Spitalit Pirogov në Sofje, ku janë paraqitur shtatë pacientët që i kanë mbijetuar aksidentit.

    Të gjithë pacientët janë të qëndrueshëm dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe u jepet mbështetje psikologjike. Dy paciente iu nënshtruan operacionit. Të shtatë pacientët do të qëndrojnë në spital deri të premten, pas së cilës do të bëhet plani për transportin e tyre për në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Bushi: Viktimat do t’i sjellim brenda dy ose tre ditëve

    Lajmi i rradhës

    Mbetet i njejtë qëndrimi i Bullgarisë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë