Buxheti i komunës së Tetovës nuk i mbulon kërkesat e qytetarëve

    Komuna e Tetovës ka organizuar debat publik për sjelljen e buxhetit të vitit 2023. Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se buxheti i komunës së Tetovës është 29.4 milionë euro, por sipas tij shumica është bllok dotacion, kurse buxheti vetanak është 7.2 milionë euro. Kasami tha se ky buxhet nuk i mbulon kërkesat e banorëve, por aq është i lejuar nga Ministria e Financave. Kasami më tej shtoi se debati publik ka filluar nga fshatrat e malësisë së Tetovës dhe kërkesat e banorëve janë për infrastrukturë më të mirë, kanalizim, rrjet të ujësjellësit parqe dhe gjelbërime.

    “Si masë paraprake ka qenë edhe takimi i drejtpërdrejt me qytetarët veçanërisht të pjesës së malësisë të cilët vlerësuam se kanë më të vështir të vinë në këtë debat publik. Kërkesat e qytetarëve janë nevoja të përditshme, siç ka të bëjë me infrastrukturën rrugore, me ujë me kanalizime,dhe me problemet që janë të kamotshme që duhet rregulluar. Korniza buxhetore për vitin 2023 është 29.4 milionë euro, nga të cilat 19 milionë janë bllok dotacione, 2.2 milionë janë donacione për projekte të ndryshme,7.2 milionë është buxheti bazë i komunës së Tetovës,dhe 0.8 milion janë të hyra të institucioneve burimore vetfinancuese siç janë shkollat dhe çerdhet”, deklaroi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

    Ndërsa këshilltari nga radhët e BDI-së thanë se kanë ardhur për të dëgjuar debatin, dhe në mbledhjen e këshillit do t’i prezantojnë kërkesat e tyre. Ata thanë se janë të gatshëm të votojnë buxhetin komunal nëse shohin se është në interes të qytetarëve.

    “Sot jemi vetëm për të dëgjuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve, ndërsa ne punën tonë do e bëjmë në seancën e këshillit, aty ku do i prezantojmë vërejtjet tona dhe projektet që duhet të realizohen dhe kanë nevojë qytetarët për ato projekte. Ne këtu jemi për të bërë opozitën konstruktive dhe do votojm cdo gjë në të mirë te qytetit dhe qytetarve, dhe do kritikojmë çdo punë që është në dëm të qytetarëve”, tha Veton Murati, këshilltar i BDI-së.

    Gjatë debatit publik, kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi, tha se votimi i buxhetit mund të bëhet javën tjetër. Ndërkohë, këshilltarët e partive maqedonase të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryesisht kishin propozime që kanë të bëjnë me zonat ku jetojnë maqedonasit, ndërsa kërkuan mjete për kupolën e varrezave ortodokse dhe rregullimin e varrezave në fshatin Falisht.

    Qytetarët kishin kërkesa në aspektin e mbrojtjes sociale të grave nga dhuna në familje dhe këshillit social për mbrojtje të delikuencës. Nga ana tjetër, kërkesë kishte edhe nga fshati Llacë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ujit të pijshëm. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Flet Ibraim Bajrami – avokati mbrojtës i vajzës së dyshuar për vrasjen e 16-vjeçarit në Tetovë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Përse ju duhet vitamina B për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë