Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi vlerëson se problemi rreth eksportit të miellit nga republika e Maqedonisë së Veriut në Kosovë është problem teknik i cili duhet zgjidhur njëherë e përgjithmonë.
Sipas tij problemi me miellin ndodh për shkak të mosnjohjes së rezultateve të laboratorëve të ndryshme të ndërsjella. Bitiqi madje tha se këto probleme vijën për shkak të asaj asaj se gjithmonë është bërë përpjekje që të zgjidhen pasojat dhe jo shkaqet të cilat sjellin deri tek problemi.
I pyetur nëse ka një konotacion politik që të pengohen që prodhimet serbe të hyjnë në Kosovë, ai në “Magazina Ekonomike” u shpreh se shpeshherë ka probleme të tilla, si për shembull Shqipëria me Maqedonisë ose e kundërta.
“Të gjitha këto zanafillën e vet e kanë se në parim ne gjithmonë jemi munduar të zgjidhim pasojat dhe asnjëherë nuk hyjmë dhe nuk zgjidhim shkaqet pse një gjë e tillë ndodhë. Ne kemi barriera më të mëdha administrative se sa eksportin e produkteve të ndryshme”, tha Bytiqi. /Nistori/