Bytyqi paralajmëron kallëzime penale ndaj kompanive që nuk i kanë kryer pagesat ndaj punëtorëve

    Zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi, duke iu përgjigjur akuzave të sindikatës dhe punëtorëve për mos pagesën e rrogave për muajit mars dhe prill nga ana e kompanive edhe pse të njëjtat kanë marrë mjete nga pakot ekonomike të qeverisë, sqaroi se qeveria nuk mund t’i transferojë mjete drejtpërdrejt tek punëtorët, sepse me këtë vendoset në vendin e punëdhënësit.

    Ne kemi thënë qartë se Qeveria nuk mund të marrë rolin e punëdhënësit në pagimin e pagave të punëtorëve, sepse mendoj se do të kishim prishur shumë rregulla të cilat janë vendosur në tregun e lirë të punës”.

    “Ne si Qeveri kemi treguar se me vendosjen e masave kemi krijuar mekanizëm për të gjetur çfarëdolloj keqpërdorimi të parasë publike.”,- u shpreh zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

    Të gjithë ata të cilët nuk kanë paguar pagat e punëmarrësve do të përballen me padi penale, theksoi Bytyqi.

    Lajmi Paraprak

    “Tym i bardhë” në Romë, presidentët e Bullgarisë dhe RMV: Gjetëm gjuhën e përbashkët

    Lajmi i rradhës

    Sanksionohen tre autobusë në rrugën Gostivar-Kërçovë, autobusi ishte i stërngarkuar me udhëtarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë