CDU e Merkel goditet nga përmbytjet, në Gjermani priten negociatat komplekse pas zgjedhjeve

    Gjermania po e përgatit veten për negociata komplekse për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve në shtator. Liderët e dy partive kryesore kanë dështuar në reagimet e tyre për përmbytjet e muajit të fundit duke bërë që partitë e vogla të rrisin mbështetjen.

    Një koalicion mes Unionit Kristian Demokrat (CDU) të kancelares në largim, Angela Merkel dhe Të Gjelbërve është parë si koalicioni më i mundshëm shtatë javë para zgjedhjeve dhe sondazhet u japin shumicë qeverisëse.

    Por, përmbytjet që sollën dëme katastrofike dhe humbje jete në perëndim të Gjermanisë kanë vënë në vështirësi kandidatët e CDU dhe Të Gjelbërve. Pavarësisht disa vizitave në zonat e dëmtuara, pas ardhësi i Merkel, Armin Laschet po has vështirësi në krijimin e një imazhi të një menaxheri kompetent për zgjidhjen e krizave.

    Katër javë pas përmbytjes, CDU ka pasur një rënie në sondazhe nga 29% në 26%. Sipas një sondazhi të “Infratest Dimap”, Laschet dhe Annalena Baerbock e Të Gjelbërve janë kandidatët me mbështetjen më të ulët që prej vitit 1998.

    Një bashkim i sondazheve të publikuar nga “Pollytix Strategic Research”, tregon se CDU dhe Të Gjelbërit nuk do të mund të arrijnën të formojnë shumicën e qeverisëse.

    Kjo do të thotë se për formimin e qeverisë së ardhshme në Gjermani do të duhet dhe një partie e tretë në koalicion.

    I vetmi kandidat që ka njohur rritje pas përmbytjes është Olaf Scholz i Social Demokratëve, ministri i Financave në koalicionin aktual të Merkel.

    Hera e fundit që në Gjermani u tentua që formohej një koalicion me tre parti ishte viti 2017, por që u rrëzua vetëm pas dy muajsh negociata.

    Lajmi Paraprak

    Prodhohet makineria që nxjerr ujë nga atmosfera

    Lajmi i rradhës

    Personat me aftësi të kufizuara protestojnë për një jetë dinjitoze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë