Personat me aftësi të kufizuara protestojnë për një jetë dinjitoze

    Personat me aftësi të kufizuara shprehin zgjënjymin e tyre ndaj institucioneve për mos realizimin e kushteve dhe të drejtave të tyre.

    Ata thonë se organi koordinues kombëtar i ngarkuar me ta nuk ka bërë asgjë për tre vjet, edhe pse Maqedonia ratifikoi Konventën e OKB -së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhjetë vjet më parë.

    Ata kërkojnë të drejtën themelore për një jetë më dinjitoze. Kërkesat prioritare të aktivistëve “Ne Ndryshojmë” janë rritja e shumës që ata marrin si ndihmë për aftësinë e kufizuar dhe si ndihmë e veçantë për fëmijë, krijimi i një regjistri për personat me aftësi të kufizuara dhe hapja e më shumë qendrave të kujdesit ditor dhe qendrave të rehabilitimit./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    CDU e Merkel goditet nga përmbytjet, në Gjermani priten negociatat komplekse pas zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    “Iliria” në Tetovë ende pa përfunduar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë