Çerneva: Në 10 vitet e ardhshme janë të mundshme ndryshimet në BE

    Nënkryetarja e Këshillit Evropian për Punë të Jashtme dhe ish-zëdhënësja e ish-shefit të diplomacisë bullgare, Nikolai Mlladenov, Vesela Çerneva, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Alsat tha se Bashkimi Evropian (BE) aktualisht po përballet me disa sfida. Ajo me këtë rast i veçoi si më delikate situatat e brendshme politike në Gjermani dhe Francë, përcjell Nistori.

    “Mendoj se do të ketë ndryshime të madha në dinamikën e brendshme në BE në 10 vitet e ardhshme. Franca dhe Gjermania për momentin nuk janë mirë të sinkronizuara. Koalicioni në Gjermani ka vështirësi, Emmanuel Macron në mandatin e tij të dytë ka më shumë ambicie për jashtë sesa për politikën e brendshme të Francës. Zgjedhjet në Poloni do të jenë vendimtare se çfarë BE-je do të kemi”, tha Çerneva.

    Çerneva: Një qeveri në Bullgari me VN dhe BD do tu përkushtohej marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë

    Zëvendëspresidentja e Këshillit Evropian për Punë të Jashtme dhe ish-zëdhënësja e ish shefit të diplomacisë bullgare, Nikolaj Mladenov, Vesela Çerneva, e ftuar në emisionin e sontëm”360 Gradë” në Alsat tha se nëse Bullgaria merr një qeveri që përfshin koalicionin “Ne vazhdojmë me Ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike”, marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë lartë në rendin e ditës.

    “Një qeveri e përbërë nga “Ne vazhdojmë me ndryshimin – VN), sigurisht që do të ketë një rend dite të ndërlidhur me përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të Bullgarisë me të gjithë fqinjët e saj, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ky rend i ditës u bë i qartë që në kohën e qeverisë së mëparshme të Petkovit”, tha Çerneva. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Liqeni i Ohrit, ekologët dhe aktivistët gjithmonë kundër dhënies me koncesion

    Lajmi i rradhës

    Disa protestues në Beograd e kaluan natën në bllokadë të autostradë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë