Liqeni i Ohrit, ekologët dhe aktivistët gjithmonë kundër dhënies me koncesion

    Përkundër vërejtjeve të ekologëve dhe shoqatave të peshkimit, Liqenit të Ohrit i është dhënë koncesioni për peshkim komercial. Kompania që ka marrë koncesionin ka dhënë çmim rekord, thotë ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili beson se me këtë do t’i jepet fund peshkimit ilegal.

    Ekologët dhe aktivistët nga Ohri kanë qenë gjithmonë kundër dhënies me koncesion të liqenit të Ohrit.

    Ata thonë se sipas planit të UNESCO-s, një gjë e tillë nuk parashikohet.

    Por ministri Nikollovski beson se me këtë do të vendosen rregulla. Ai beson se ata që janë kundër koncesionit kanë interesa të tjera.

    Liqeni i Ohrit nuk ka pasur koncesionar që nga janari i vitit 2020, kur shteti anuloi koncesionin me kompaninë “Letnica-Belvica” pasi nuk mbante evidencë të saktë se sa peshq u kapën.

    Lajmi Paraprak

    BDI: RMV njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me ShBA janë në një nivel historikisht të lartë

    Lajmi i rradhës

    Çerneva: Në 10 vitet e ardhshme janë të mundshme ndryshimet në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë