Cila përbërje do t’i dalë ballë Kushtetutës?

    Detyrimi për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që do të fusnin bullgarët në kushtetutën e Maqedonisë, i ndërmarrë me pranimin e propozimit francez, qëndron si kusht për integrimin evropian të Maqedonisë, kështu që ky detyrim mbetet për çdo përbërje të ardhshme parlamentare, e cila duhet të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga ngërçi.

    Qeveria aktuale ende shpreson se ka disa shanse që ndryshimet kushtetuese të ndodhin në periudhën para zgjedhjeve, megjithëse këtë herë optimizmi është i moderuar.

    “Ka ende kohë, sepse procesi ka nisur. Por sinqerisht nuk shoh shumë hapësirë, për fat të keq”, kështu mendon deputetja nga radhët e LSDM-së në pushtet, Snezhana Vançeva Kalevska, e cila për dallim nga shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri, Bojan Mariçiq, të cilët janë ende të bindur se ndryshimet kushtetuese mund të ndodhin para zgjedhjeve, ajo nuk e ndan optimizmin e tyre.

    Nga ana tjetër, opozita, e cila pretendon se do të fitojë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme, njofton se nuk do të pranojë ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar.

    “Qëndrimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së edhe tani mbetet i pandryshuar dhe në përbërjen e re parlamentare nuk do të pranonim dhe nuk do të inicionim asnjë ndryshim kushtetues nën diktimin bullgar, për të cilat shteti do të bënte lëshime dhe do të kishte pasiguri në procesin e integrimit evropian, ose do të merrte dy, tre ose pesë bllokada të reja nga Bullgaria. Prandaj mendoj se do të jetë e nevojshme që kjo të diskutohet në nivel më të gjerë kombëtar dhe Maqedonia të ndërtojë një strategji shtetërore që është me interes për ne”, thotë Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE.

    Ndërkaq deputeti i së Majtës thotë se komuniteti ndërkombëtar po shtyn një agjendë për një lloj koalicioni të gjerë paszgjedhor, i cili do të zbatonte më lehtë detyrimin për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe në këtë mënyrë të ndajnë dhe të minimizohet përgjegjësia, planifikimi i një hapi të tillë duhet të ndërmerret qysh në 100 ditët e para të mandatit të qeverisë së re, diku gjatë pushimeve vjetore dhe në atë mënyrë të amortizohet pakënaqësia civile për një procedurë të tillë.

    “Një koalicion i gjerë pas zgjedhjeve do të forsohet nga Perëndimi sepse në praktikë është treguar se ai nuk është miku ynë dhe nuk na mendon mirë, por për paqen në shtëpi është alternativa më e mirë për ta. Ky opsion për një koalicion të gjerë është i mundur, por vetëm Perëndimi e dëshiron atë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe partitë kryesore, ndërsa anëtarësia e zakonshme partiake nuk pajtohet me plane të tilla. Ata thjesht gërrditen nga kjo. Ata duan të bëjnë një lloj koalicioni të sistemit gjerman të qeverisjes mes të djathtës dhe socialdemokratëve, siç ishte rasti në Gjermani. Kjo nuk mund të funksionojë këtu. Është e mundur që një qeveri e gjerë, ekskluzivisht për arsye fitimprurëse, të ketë bizneset e saj në funksion, të ketë qetësi, të ketë dy të tretat që duan të ndryshojnë. Pastaj do ta fusin gjuhën shqipe në Kushtetutë dhe të gjitha opsionet janë në lojë, dhe shpërbërja e kombit do të vazhdojë”, paralajmëron Apasiev.

    Njohësit e proceseve politike janë skeptik se përbërja aktuale do të voton ndryshimet kushtetuese, andaj sipas tyre me shumë mundësi me këtë çështje do të përballet përbërja e re parlamentare.

    “Nuk besoj fare se në këtë përbërje parlamentare ka shanse edhe minimale për të votuar ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht pa të cilin nuk mund të vazhdohet integrimi evropian i Maqedonisë, sepse së shpejti do të të hyjë në një qeveri teknike dhe menjëherë atëherë do të shpërndahet edhe Parlamenti. Megjithatë, detyrimi për të votuar ndryshimet kushtetuese mbetet edhe për përbërjen e re parlamentare, sepse teza e ndryshimit të kornizës së negociatave dhe rinegocimit është hedhur poshtë nga të gjithë diplomatët përkatës evropianë dhe amerikanë, të cilët na thanë drejtpërdrejt se një opsion i tillë nuk është i mundur në realpolitikë. Përkundrazi, përvoja ndër dekada na ka treguar se çdo propozim i ri për zgjidhjen e problemeve me fqinjët ishte shumë më i keq se ai i mëparshmi dhe ne kemi paguar një çmim shumë më të lartë se sa ofrohej deri atëherë”, ka deklaruar Bllagojçe Atanasoski, analist.

    Ndërkaq, analisti politik Dame Çkatroski shpreh një optimizëm të moderuar, ndërsa thotë se do të jetë interesante periudha para zgjedhjeve.

    “Gjithçka është e mundur, marrëveshjet vazhdojnë. Sidomos do të jetë interesant periudha deri në zgjedhje. Arti i negociatave do jetë i ngushtë me listat e zeza. Këtë e kanë të qartë gjitha partitë. Deri në shpërndarjen e Parlamentit kemi kohë, pastaj kohë nuk do të kenë elitat politike”, ka deklaruar Dame Çkatroski, analist. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Çarshia e Vjetër e Shkupit dita-ditës po humb edhe zejtarët e fundit

    Lajmi i rradhës

    Kush do ta ndërtojë hidrocentralin Çebren?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë