ÇMIMET E LARTA | Opozita pret seancë urgjente për zbutjen e krizës ekonomike

    Me një kërkesë për seancë urgjente të drejtuar kryetarit të Kuvendit, VMRO-DPMNE-ja pret shqyrtimin e shpejtë të propozim-ligjeve të saja për zbutjen e krizës ekonomike dhe pengimin e rritjes së mëtejshme të çmimeve.

    VMRO-DPMNE-ja propozon që akcizat e derivateve të naftës të përgjysmohen për 50% dhe TVSH-ja të ulet në 5% në vend se 18%, siç është tani.

    “Kërkojmë që kjo seancë të thirret sa më shpejt sepse çdo minutë e kaluar që kur qeveria vendosi të mos i ndryshojë masat antikrizë për karburantet dhe produktet bazë paraqet golgotë të paparë për qytetarët. Qytetarët tanë vuajnë. Presin që dikush të ndërmarrë diçka sepse me situatën në të cilën i vendosi qeveria ata mezi mund të mbijetojnë një javë dhe jo gjithë muajin”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

    Se në çfarë forme do të nxisin pranimin e kërkesave të tyre Aleanca për Shqiptarët nuk ka vendosur akoma.

    Për to, ka pak rëndësi nëse do të plotësojnë me amendamente propozimet që tashmë janë në Kuvend ose do të dorëzojnë propozim-ligje të veçanta.

    Megjithatë, kanë kërkesa të qarta për këtë gjë. ASH-ja sugjeron ulje të TVSH-së nga 18 në 5%, ulja të akcizës për benzinën nga 22 denarë në 15 denarë dhe për dizelin nga 15.5 denarë në 9 denarë si dhe uljen e marzhës së tregtimit dhe magazinimit nga ana e operatorëve të shitjes me pakicë në vlerë fikse prej 3 denarëve.

    “Nuk e kuptojmë pse kjo zvarritje kohore. Më 8-in është paralajmëruar debati në komision për rishikimin e buxhetit. Po e përmend sepse këto kanë thënë që në rishikimin e buxhetit do të jenë masat antikrizë, dhjetë ditë është debati në komisionin për financa dhe buxhet, pesë ditë është debati në seancën plenare. U bënë 15 ditë pune, shto edhe fundjavat, janë 21 ditë. Por, për kur janë ato masa? Po i shohim kolonat e gjata nëpër pompat e benzinës, e shohim rritjen e çmimeve edhe të produkteve elementare ushqimore…”, u shpreh Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët.

    Deri tani nga kabineti i kryetarit të Kuvendit nuk ka njoftim nëse këto propozime do të trajtohen me urgjencë, siç kërkon opozita. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Jani Thomai: Sfida kryesore, ruajtja dhe mbrojtja e gjuhës sonë amtare, si tipar kryesor i kombit

    Lajmi i rradhës

    Banorët e fshatrave në malin Jabllanicë afër Strugës protestojnë ndaj prerjes së pyjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë