Banorët e fshatrave në malin Jabllanicë afër Strugës protestojnë ndaj prerjes së pyjeve

    Fotografia është ilustruese

    Sipërfaqe të tëra pyjore në malin Jabllanicë afër Strugës po zhduken çdo ditë.

    Një masë cilësore e pemëve është shkatërruar dhe transportuar në drejtim të panjohur, reagojnë banorët e fshatit Vishnjë dhe vendbanimeve përreth.

    Ata protestuan duke thënë se nëse vazhdon shkatërrimi i pyllit thonë se Jabllanica pas disa vitesh do të shkatërrohet tërësisht.

    “Ata që jetojnë në Vishnjë thonë se çdo ditë kalojnë rreth 60 kamionë të ngarkuar me dru për ngrohje dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë pavarësisht kërkesave tona. Kemi të dhëna për vitin 2017 se janë prerë rreth 10 mijë metër kub dru”, tha Cvetozar Risteski, Bashkësia lokale – Fshati Vishnjë.

    “Nuk ka vend ku nuk ka nisur prerja. Në shumë vende kanë ndodhur rrëshqitje dheu”, u shpreh Nikolla Kutanoski – banor i Vishnjës.

    Banorët ankohen se burimet nga e kanë marrë ujin e pijshëm janë të rrezikuara.

    “Kishte prerje mbi burimet. Nga prerja e madhe, do të thahen burimet. Njëherë u ndalua dhe më pas filloi prerja përsëri. Fshati do të shpërngulet nëse nuk ka ujë”, tha Kosto Sekeroski – banor i Vishnjës.

    Për problemin banorët iu drejtuan edhe Ministrisë së mjedisit.

    Nga ky institucion janë përgjigjur se koncesionerëve që menaxhojnë pyjet në rajonin e fshatit Vishnjë, koncesioni u ka përfunduar në vitin 2018.

    Ndërkohë të njëjtin problem hasin edhe vendbanimet e tjera që gravitojnë rreth malit.

    Nga Pyjet Nacionale – Strugë thonë se gjithçka është e ligjshme.

    Punimet janë sipas planit për vitet 2019-2028.

    Ata kanë shpallur tender për përzgjedhjen e kompanisë, e cila ka prerë ligjërisht dru në Jabllanicë.

    Mirëpo, pohojnë se ka pasur vjedhës të druve në vend dhe nga Shqipëria. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ÇMIMET E LARTA | Opozita pret seancë urgjente për zbutjen e krizës ekonomike

    Lajmi i rradhës

    “Korniza negociuese për Maqedoninë nuk është miratuar për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes me Bullgarinë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë