“Çmimet janë astronomike” – qytetarët nuk mund t’i gëzojnë familjarët e tyre në prag të Bajramit

    Qendra e Tetovës/Fotografia: Nistori

    “Sot shohim shumë njerëz që kanë dalë për të blerë, por, jo çdonjëri mundi të blejë atë që deshi sepse, ankohen për çmimet tejet të larta. E njëjta gjë ndodh edhe tek shitësit, të cilët ankohen se, për dallim nga viti i shkuar kur kishte plot njerëz që blinin, këtë vit, ka madje edhe dyqane të zbrazëta”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

    “Kemi dalë të blejmë diçka për vogëlushin, por çmimet astronomike janë”, tha një banor.

    “Çmimet janë të larta. Për standardin jetësor të vendit tonë këto çmime janë katastrofale. Po ja duhet të ndajmë nga buxheti i vogël të blejmë diçka ti gëzojmë fëmijët”, u shpreh një banor tjetër.

    “Janë të larta, për rrogat e këtuhit janë tejet të larta. Por ja po blejmë diçka rroga të reja se fëmijë janë i duan rrobat e reja”, theksoi një banor.

    “Ky Bajram është më i dobëti. Një shembull, fëmijët që blinin tesha bajramet e shkuara prisnin rend nëpër dyqane e sot ja bosh janë, kjo flet për një krizë ekonomike tejet të madhe”, tha Mensur Arifi, kryetar i Shoqatës së zejtarëve të Tetovës.

    Sipas shitësve një familjeje i duhen minimalisht 1500 denarë për të blerë rroba për një fëmijë për festën e Bajramit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Integrimi europian dhe politika e jashtme në fokusin e fushatës për zgjedhjet presidenciale

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: qasje më të kujdesshme gjatë përzgjedhjes së kuadrove nëse fitoj edhe një mandat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë