Integrimi europian dhe politika e jashtme në fokusin e fushatës për zgjedhjet presidenciale

    Pas gjashtë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, integrimi evropian dhe politika e jashtme janë pjesë e temave kryesore në prezantimet e kandidatëve. Ata që mbështeten nga partitë në pushtet premtojnë ndryshime kushtetuese dhe hapje të kapitujve negociues. Një pjesë e kandidatëve të opozitës, nga ana tjetër, paralajmërojnë ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar, ndërsa të tjerë thonë se nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese. Megjithatë, disa ekspertë thonë se kandidatët për president nuk i përmbahen kompetencave të tyre në politikën e jashtme.

    “Mendoj se kandidatët për president shkojnë shumë përtej kompetencave të tyre, sidomos në krijimin e politikës së jashtme dhe bëjnë premtime që realisht nuk janë të realizueshme, sepse nuk janë në kompetencën e tyre. Ato ndërhyjnë në kompetencat e shtëpisë ligjvënëse”, deklaroi Sinisha Pekevski – politolog.

    Analisti politik Pekevski vlerëson se disa nga premtimet janë nebuloze. Pra, përveç planeve që kanë kandidatët për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ai thotë se një kryetar shteti nuk mund të anulojë një marrëveshje dypalëshe, nëse nuk ka mbështetje për të në Kuvend. Premtim të tillë ka pasur deri më tani për Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.

    “Thjesht nuk është e mundur të shkëputet kjo Marrëveshje, por mundemi, nëse gjejmë partner përkatës në Bullgari në partitë politike, të krijojmë marrëveshje të re, në të cilën do të ndryshohen disa pika dhe nene, gjë që do të jetë më mirë për të dyja palët, sepse duhet të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Sinisha Pekevski – politolog.

    Por, sipas Pekevskit, presidenti ka ndikim në krijimin e politikës së jashtme dhe zëri i tij vlerësohet. Ai thotë se kjo figurë politike ka kontribut të rëndësishëm në krijimin e imazhit të vendit në botë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Stardelova: mungesa e vitaminës D shkakton shumë sëmundje

    Lajmi i rradhës

    “Çmimet janë astronomike” – qytetarët nuk mund t’i gëzojnë familjarët e tyre në prag të Bajramit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë