Daçiq: Veriu çështje vitale për ne, Serbia do dialog

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se çështja e veriut të Kosovës është një çështje vitale kombëtare dhe shtetërore.

    Duke komentuar marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës pas mosmarrëveshjes mbi futjen e regjistrimeve të përkohshme për automjetet nga Serbia qendrore, Daçiç tha se ishte e qartë se Serbia donte të vazhdonte dialogun, raportojnë mediat serbe.

    Kujtojmë që Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Llajçak, e ka bërë të ditur marrëveshjen që arritën Kosova dhe Serbia për zgjidhjen e krizës së shkaktuar së fundmi në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak.

    Sipas marrëveshjes të arritur dje me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak do të largohen më 2 tetor, derisa atje për 2 javë do të vendoset KFOR-i për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë./21Media/

    Lajmi Paraprak

    Meta liron nga detyra 4 ambasadorë, mes tyre vajzën e Ismail Kadaresë

    Lajmi i rradhës

    Akoma nuk ka një vendim përfundimtar nëse në shkollat fillore dhe të mesme do të realizohet skriningu

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë