DAP mbyll disa prej marketeve për shkak të parregullsive

    abstract blur in supermarket for background

    Këtë mëngjes një numër i madh i marketeve janë shënuar me vula të verdha, në të cilat shkruan se janë mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

    Mbrëmë në TV Telma, drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, deklaroi se më shumë se 300 inspektorë dhe kontrollues të DAP kanë bërë kontrolle në 84 objekte të marketeve “KAM”, për shkak të parregullsive të regjistruara.

    “Aktualisht në të gjitha degët e marketeve KAM janë më shumë se 300 kolegë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, për shkak të parregullsive të konstatuara”, ka njoftuar në Top Tema drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska.

    Ajo tha se operacioni po kryhej nga inspektorët dhe kontrollorët dhe persona të tjerë të autorizuar.

    Lajmi Paraprak

    U mbyt nën hijen e atij që e krijoi si politikan

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit përleshen fizikisht në një shkollë fillore të Gostivarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë