DAP me njoftim: afrohet afati i fundit për dorëzimin e vërtetimit të pagës nga jashtë vendit

    Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi se afati ligjor për dorëzimin e deklaratave elektronike për të ardhurat nga puna jashtë vendit gjatë vitit 2025 po afron dhe qytetarët duhet të përmbushin këtë obligim deri më 31 mars 2026.

    “Personat fizikë që kanë përfituar të ardhura nga jashtë, pavarësisht nëse taksa është paguar apo jo, janë të detyruar të dorëzojnë deklaratën elektronike dhe të bashkëngjisin dëshmi të vlefshme, përfshirë konfirmime nga punëdhënësi, listat e pagave, marrëveshje shërbimesh dhe dokumente të tjera që vërtetojnë llojin, shumën dhe periudhën e të ardhurave”, thonë nga DAP.

    Drejtoria thekson se respektimi i këtij afati siguron përcaktim të saktë të detyrimeve fiskale dhe shmang procedura shtesë ose gjoba, ndërsa për ndihmë dhe udhëzime të plota qytetarët mund të përdorin sistemin online dhe faqen zyrtare të DAP-së.

    Lajmi Paraprak

    Skandal milionash në Luvër, rrjet mashtrimi me bileta – 9 të arrestuar

    Lajmi i rradhës

    Botërori 2026, i fundit për Messin dhe Ronaldon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë