Botërori 2026, i fundit për Messin dhe Ronaldon

    Botërori 2026 po afron dhe vëmendja e tifozëve është e përqendruar te dy ikonat e futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, për të cilët ky kompeticion pritet të jetë i fundit në skenën më të madhe të futbollit.

    Së fundmi, mediumi “The Touchline” ka raportuar se Messi nuk e përjashton mundësinë e mungesës në Botërorin e vitit 2026, nëse nuk ndihet plotësisht i gatshëm në aspektin fizik.

    Sipas raportimit, argjentinasi synon të jetë 100 për qind gati për të marrë pjesë në turne, në të kundërtën do të konsiderojë që të mos grumbullohet. Për të, niveli aktual i kampionatit amerikan nuk konsiderohet mjaftueshëm konkurrues për ta përgatitur maksimalisht për një Botëror.

    Aktualisht, Inter Miami CF po vijon përgatitjet për sezonin e ri në MLS, ndërsa Messi është duke rikuperuar nga një dëmtim, çka ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth paraqitjes së tij në turneun e vitit 2026.

    Lajmi Paraprak

    DAP me njoftim: afrohet afati i fundit për dorëzimin e vërtetimit të pagës nga jashtë vendit

    Lajmi i rradhës

    Presidentja bullgare: RMV s’ka alternativë tjetër, bullgarët në kushtetutë

    Bashkohu

    Informohu në kohë