Rreth 32.5 milionë euro janë dëmet nga zjarret. Nga 135 zjarre, në Pyjet Kombëtare kanë vlerësuar se janë djegur rreth 10.000 hektarë tokë ose 450.000 metra kub pemë. Pastrimi i pemëve dhe dheut të djegur dhe mbjellja e pemëve të reja, do t’i kushtojë shtetit dy miliardë denarë. Prej disa javësh, inspektorët e pyjeve po kryejnë vlerësime në terren, dhe pas përfundimit të tyre, ata duhet të angazhojnë Pyjet Kombëtare që në afat prej dy vitesh të mbjellin pemë të reja. Mbetet për t’u parë se çfarë lloj pemësh do të mbillen në këto vende.
“Do t’ua lëmë ekspertëve ta përcaktojnë këtë. Sepse është një pjesë shumë profesionale që njerëzit nga pyjet e njohin, jo vetëm punonjësit tanë, ne kemi ekspertë seriozë këtu, por në bashkëpunim me fakultetet do të përcaktohet nëse do të shkojmë me ta, nëse do të kemi ndonjë ndryshim. Sigurisht që është shumë e rëndësishme të kesh një asortiment që do t’i përshtatet tokës, lartësisë dhe faktorëve të tjerë që do të ndikojnë në rritjen, kujdesin, zhvillimin e pemëve.”- deklaroi Juliana Nikollova, Drejtore e Pyjeve Kombëtare
Ne gjithashtu pyetëm për disa komuna në territoret e të cilave tërrbonin zjarret. Çfarë po bëjnë ata për të kompensuar popullatën, objektet e të cilës u dogjën. Morëm përgjigje vetëm nga Komuna e Koçanit ku na thanë se kishin shpërndarë 32.500 euro për të kompensuar qytetarët.
Komuna e Koçanit
“U formua një Komision, i cili pas dorëzimit të kallëzimit të parë filloi me inspektim të terrenit. Brenda afatit të caktuar, u paraqitën gjithsej 42 kallëzime, nga të cilat 18 për objektet e djegura të vendosura në qytet, në lagjen Draçevik, e dy janë në fshatin Kostin Doll. Inspektimi ka përfunduar, janë duke u përgatitur procesverbalet për të bërë një elaborim të dëmeve të shkaktuara. Më pas institucionet kompetente shtetërore duhet të japin çmime të vetme sipas të cilave do të kompensohen qytetarët”.
Zjarret në të gjithë vendin tërrbonin për dhjetë ditë. Më kritike ishte në Koçanë, Berovë dhe Pehçevë. Edhe në atë periudhë er-traktorët, aeroplanët që kanë funksionin të shuarjes së zjarreve nuk dolën në terren. Servisimi i tyre nuk ishte bërë para sezonit veror kur në temperatura djallëzore ekziston rreziku më i madh i shpërthimeve të zjarrit. E gjatë fikjes së zjarreve në terren u përfshin edhe zjarrfikës të huaj. Në dhjetë vitet e fundit, shteti nuk ka blerë një automjet të vetëm zjarrfikës të destinuar për shuarjen e zjarrit në zonat pyjore. Ato blihen ekskluzivisht nga komunat. Rreth 70 automjete zjarrfikëse nga gjithsej 241 të disponueshme në vend u morën përmes donacioneve nga kompani private, shtete ose organizata. Kamionët zjarrëfikës janë mesatarisht të vjetës rreth 30 vite. Çmimi mesatar i një automjeti zjarrfikës që shuan zjarr në zonat urbane lëvizë nga 100 në 200.000 euro, ndërsa për automjet special për shuarjen e zjarrit në male çmimi arrin edhe deri në 400.000 euro. Por automjetet nuk janë problemi i vetëm i shërbimeve zjarrfikëse. Në vend mungojnë më shumë se 500 zjarrfikës që të mund t’u përgjigjen të gjitha sfidave./Alsat/