Deponi mbeturinash rrugës për në banjën e Tetovës (Video)

    Grumbuj mbeturinash kanë mbuluar rrugën për në banjën e Tetovës. Edhe pse banja e Tetovës frekuentohet shumë nga qytetarë dhe turistë, por pamja me mbeturina në këto vende nuk është se tregon ndonjë imazh të mirë për Tetovën, kjo për shkak se nga Komuna e Tetovës nuk e pastron rregullisht rrugën për në banjën e qytetit, shkruan Nistori.

    Qytetarët për Nistori thonë se përveç mbeturinave të grumbulluara, ata përballen me kundërmimin dhe me qentë endacakë që po grumbullohen në kërkim të ushqimit. Sipas tyre, përveç se nuk pastrohet rregullisht, qytetarë të papërgjegjshëm hedhin mbeturina vend e pa vend. Problem tjetër është edhe erozioni i tokës në këtë rrugë.

    “Është pastruar më herët, por momentalisht nuk pastrohet. Komuna duhet t’i pastrojë, ka lëvizja të njerëzve çdo ditë, duhet të pastrohen.” – shprehet një qytetar.

    “Mirëmbahet deri dikund. Pse kryetari, por edhe ata të mëparshmit, ka vendosur rrjetë, dikush nuk sheh dhe pengohet. Shporta bërllogu ke çdo 50 metre, dikund ka pushimore, por nuk i respektojnë. Sipërmarrja në komunë duhet të vendos rregulla” – ankohet një qytetar tjetër.

    “Sa i përket pastërtisë, komuna nuk përgjigjet dhe nuk pastron absolutisht. Unë para tre ditësh, kam paguar një punëtor. Në pjesën andej ka qenë plot mbeturina, ma zi që e sheh këtu. Për t’na ndihmuar Komuna e Tetovës, lëre se nuk na ndihmon, por na pengon.” – thotë qytetari.

    Pavarësisht se komuna e Tetovës nuk i ka pastruar këto vende pothuajse asnjëherë apo me raste, pastrimin e banjës së Tetovës e ka bërë shoqata “Eco Life” në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë për afro 10 muaj, por për Nistorin thonë se nuk ka kush ua mbulon as harxhimet bazë e mos të flasim edhe që dikush t’ua kompenzojë mundin.

    “Rruga e Banjës nuk është pastruar dhe mirëmbajtur nga Komuna e Tetovës asnjëherë, përveç kontejnerit të instaluar aty lart edhe atë vetëm me limite të caktuara kohore! Siç e shihni edhe vetë është për të ardhur keq që ky vend të mos mirëmbahet. Ne si shoqatë e kemi pastruar dhe mirëmbajtur atë rrugë gjatë tërë vitit 2022, punën tonë e kemi kryer 100% sukses! Ne jo që e kemi pastruar dhe mirëmbajtur “Rrugën e Banjës”, por edhe shumë vite para ne kemi marrë aksione pastrimi në këtë terren. Ne nuk e kemi ndaluar që mos e pastrojmë dhe që të mos kujdesemi për këtë rrugë, problemi është se nuk ka donatorë që të na finansojë me gjërat elementare për aktivitetet tona!” – thonë nga shoqata “Eco Life”.

    Pavarësisht se në maj të vitit 2022 në aksionin e organizuar për pastrimin e qytetit, i pari i komunës Bilall Kasami tha se shoqata ekogjike “Eco Life” do të kujdeset edhe ditët tjera për këtë hapësirë (Banjën e Tetovës), por ai sot e kësaj dite nuk e ka ndihmuar këtë shoqatë.

    Ndryshe, rruga për në Banjën e Tetovës, u ndërtua në vitin 2017 me financim të BE-së. Që atëherë e deri më tani, muri anësor përgjatë rrugës vazhdon të jetë një ndër problemet kryesore. Nga kryetarja e atëhershme, u premtua edhe rregullimi i shtratit të lumit Shkumbin dhe ndërtimi i baseneve të burimeve termo-minerale. Sot, ndërtimi i shtratit të lumit akoma nuk është drejt përfundimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MSh: Mbrohuni nga ajri i ndotur me mbajtjen e maskave

    Lajmi i rradhës

    Fallxhorja me kripë e piper të bën kryetare bashkie: Ata të PD-s i kam klientë të rregullt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë