(PA) PASTËRTIA | Kasami: Tetova është e pastër vetëm kur kontribuojmë bashkërisht

    Në komunën e Tetovës sot është organizuar aksion për pastrimin e qytetit. Kreu i komunës, Bilall Kasami u bëri thirrje qytetarëve që të nisin pastrimin nga shtëpitë e tyre, njofton Nistori.

    “E fillova nga shtëpia ime, nga Çarshia e Epërme, bashkë me qytetarët filluam pastrimin e qytetit tonë, për t’u takuar në destinacionin tjetër atë në “Bllagoja Toska”. Pastrimi i qytetit fillon nga oborri ynë! Vazhdojmë me destinacionet e tjera për të krijuar një ambient të pastër në tërë qytetin tonë…”, shkruan Kasami.

    Kasami para medias tha se duhet bashkërisht të përpiqemi për të mbajtur qytetin pastër.

    “Duhet që bashkërisht të kontribuojmë për një ambient të pastër dhe ekologjik. Unë besoj që është grumbulluar një sasi e madhe e mbeturinave të ndryshme nëpër gjithë hapësirat publike të Tetovës. Pjesë e këtij aksioni ka qenë Ndërmarrja Komunale, administrata e komunës, kanë qenë shkollat e mesme të cilat kanë qenë të shpërndara nëpër disa pika në bazë të panit i cili është ofruar, ka qenë sigurisht sektori civil, ku në veçanti në këtë pjesë të banjës ku jemi, shoqata ekoogjike “Eco Life” të cilët edhe në ditët tjera kujdesen për këtë hapësirë.”, tha Kasami.

    Ndryshe, me ardhjen e Kasamit në krye të komunës, ky është viti i dytë me radhë që organizohet aksion për pastrimin e hapësirave të ndryshme në qytet. Në të janë të përfshira edhe 26 komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në të ardhmen pritet që edhe komunat tjera të jenë të përfshira në aksionin ekologjik, me qëllim që të bëhet tradicional. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë perëndimore largohen nga Rusia, rusët mbeten pa punë

    Lajmi i rradhës

    Mendoni se 8 orë gjumë janë mjaftueshëm?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë