Deputetët javën e ardhshme fillojnë punën

    Javën e ardhshme deputetët duhet ta fillojnë seancën e re pas pushimeve verore. Sipas paralajmërimeve, të martën, më 30 gusht, do të mbahet takim koordinues i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe do të dakordohet dinamika e punës për javën dhe periudhën që vijon.

    Ndër aktivitetet e para në Kuvend pritet të jetë vazhdimi i punës së Komisionit kuvendor për zgjedhjet dhe emërimet për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues që të mund sa më shpejtë të plotësohen vendet vakante, si dhe pikat nga rendi i ditës të seancave të mbetura, duke i përfshirë dhe votimin sipas disa ligjeve për çka nuk kishte kuorum para pushimeve.

    Para pushimeve, në takimin e fundit me gazetarët, kryetari i Kuvendit Xhaferi informoi se javën e pare pas kthimit nga pushimi i rregullt do të mblidhen komisionet dhe do të bëhen vazhdime të seancave të caktuara, si dhe se seanca e parë e re e rregullt do të caktohet më 13 shtator.

    Xhaferi atëherë theksoi se nëse ka nevojë, seancë e re do të caktohet edhe më herët. Sipas informacioneve nga Kuvendi, nëse Qeveria kërkon shpalljen e gjendjes së krizës, Xhaferi mund menjëherë ose deri më 1 shtator të thirr seancë dhe të sillet vendimi.

    Deputetët në pushim zyrtarisht shkuan pas festës së Ilindenit.

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit të interesuar për orë plotësuese

    Lajmi i rradhës

    Mbi 300 afganë vazhdojnë të strehohen në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë