Nxënësit të interesuar për orë plotësuese

    Në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës ka edhe shumë nxënës të talentuar. Prindërit të vetëdijshëm për nevojën e vazhdimësisë që fëmijët të tyre të marrin sa më shumë dituri edhe gjatë sezonit veror, kanë gjetur mënyra që fëmijët e tyre të realizojnë mësime plotësuese në disa lëndë. Kjo dukuri është në rritje nga viti në vit. Është një situatë që jep shpresë që të vazhdohet në trevën e Dibrës me një prezencë më të madhe të dashurisë ndaj arsimit. Edhe këtë verë një numër i theksuar i nxënësve të talentuar janë duke realizuar orë plotësuese tek disa nga arsimtarët që japin lëndë për të cilët fëmijët shprehin më shumë interes. Është një dukuri e cila përshëndetet nga një numër i madh i dibranëve meqë talentet duhet të angazhohen sa më shumë për të arritur drejt diturive më të mëdha.

    Biseduam me disa nga prindërit të cilët të cilët dëshirojnë dituri më të gjëra në disa lëndë për fëmijët e tyre. Admir .S. ka dy fëmijë, dhe fëmija i madh Dioni ka mbaruar klasën e parë dhe tani përgatitet nga shtatori të vijon mësimin e klasës së dytë. Dioni, 7 vjeçar është nxënës i dalluar në një nga nënvjeçaret e Dibrës. Prindit e tij të bindur në notat objektive që ka marrë dhe dituritë që ka janë përcaktuar që këtë verë fëmija e tyre të merr orë plotësuese në gjuhën shqipe amnore. “Kemi dëshirë që fëmija i jonë të ketë sa më shumë dije për gjuhën shqipe. Gjuha e jonë amnore është e pasur dhe e bukur. Fëmija i jonë ka shumë dëshirë të lexojë , prandaj edhe pse ka notë të shkëlqyer jemi të bindur se duhet të avancoj diturit në këtë drejtim. Së bashku me fëmijën tonë ka edhe fëmijë të tjerë të cilët këtë verë më shumë se një muaj marrin orë plotësuese. Jemi shumë të kënaqur nga diturit plotësuese që tani i ka marr fëmiu ynë”, thonë prindërit e Dionit. Por këtë verë orë plotësuese kanë marrë edhe disa nxënës të talentuar në lëndën e matematikës. Arsimtarët të cilët zhvillojnë këto orë plotësuese theksojnë se të gjithë nxënësit që këtë verë janë angazhuar në orët plotësuese janë talent të vërtet. Matematikën ata e njohin shumë bukur por normalisht orët plotësuese zgjerojnë dituritë e tyre.

    “Normalisht janë të gjithë nxënës të shkëlqyer. Por, në procesin edukativo arsimor realizohen programet të parapara për moshën në fjalë. Por, nxënësit e talentuar kanë nevojë që të kenë më shumë dije dhe talenti i tyre të shfrytëzohet”, thotë një nga arsimtarët të angazhuar për orë plotësuese. Sipas tyre në tre shkollat nënvjeçare të Dibrës ka një numër të theksuar të talenteve. Me talentet duhet të punohet në kontinuitet dhe në mënyrë shumë profesionale. Për këtë duhet të jenë të bindur si drejtorit e shkollave ashtu edhe prindërit por edhe shoqëria në tërësi. Orë plotësuese këtë verë marrin edhe nxënës të shkollës së mesme por ai numër është minimal. Ndoshta mosha e tyre është një barrierë që sezonin veror ta shfrytëzojnë për zgjerimin e diturive. Meqë nxënësit të shkollës së mesme preferojnë më shumë argëtim dhe zbavitje. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Inspektorati jep urdhër që UKM të mos kërkojë më nga studentët deklarata

    Lajmi i rradhës

    Deputetët javën e ardhshme fillojnë punën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë