Deputeti i partisë së Vuçiqit shikon serial, gjersa po debatohej për Kosovën

    Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë shpesh në publik se i urren më së shumti njerëzit që vonohen dhe se është i pamëshirshëm ndaj atyre që nuk dinë të respektojnë kohën, çfarë do të thotë për bashkëpartiakët e tij.

    Parlamenti i Serbisë po zhvillon edhe sot një seancë për Kosovën, por duket se një deputeti të partisë së presidentit serb, SNS, nuk po i duket interesant më debatet dhe fjalimet e shefit të tij.

    Ish-nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti aktual, Igor Beçiq, shfrytëzon kohën për të parë një serial.

    Natyrisht kur duhet duartroket dhe vazhdon ta shikojë me buzëqeshje filmin, raporton nova.

    Gjatë monologut të gjatë të Vuçiqit, deputetët e partisë së tij duartrokisnin, qeshnin dhe shanin herë pas here kundërshtarët politik.

    Ndryshe, deputetët serbë gjatë ditës së djeshme gati sa nuk u përleshën pas një fjalimi të presidentit. 

    Lajmi Paraprak

    “Njeriu i Akullt”, jeta e tij do të shndërrohet në një film

    Lajmi i rradhës

    Furnizimi (jo) i plotë me libra!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë