Deputeti Rashidi shprehet pro familjes

    Deputeti i opozitës shqiptare Syrija Rashidi nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët është shprehur pro familjes, ku thotë “Krenaria e një shoqërie tradicionale shqiptare është familja”, përcjell Nistori.

    “Krenaria e një shoqërie tradicionale shqiptare është familja. Çdo tentim për promovim të vlerave që janë në kundërshtim me kodin etik të shqiptarëve në veçanti dhe shumicës së qytetarëve në përgjithësi, tejkalon të drejtat individuale në të cilat thirren. Kjo tanimë po bëhet një agjendë, që herë quhet e gjelbër dhe herë me emra të tjerë, por në thelb është një imponim i dhunshëm i një propagande të papranueshme për shumicën absolute të popullatës tonë”./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Në shtator do të kemi marrëveshje përfundimtare

    Lajmi i rradhës

    Ta ruajmë institucionin “Familje”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë