Deputetja e VMRO-DPMNE-së: BDI e ka prejardhjen prej një organizate terroriste! (Video)

    Opozita çdo ditë e më zëshëm po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. E edhe deputetet e saj, po sillen sikur janë në fushatë. Edhe në të kaluarën, me afrimin e fushatës, emri i Ivanka Vasilevskës bëhej i njohur për publikun. Njësoj si atëherë, edhe tani emri i saj filloj të sillet nëpër media. Ajo mbrëmë, akuzoi BDI-në se ka dalë prej një organizate terroriste, duke aluduar në UÇK-në.

    Ju vini prej një partie e cila e ka prejardhjen prej në organizate terroriste.
    – Ju për këtë fjalë publike të thënë do ta kuptosh më vonë.
    – Çfarë do të kuptoj?
    – Vet do ta kuptosh!
    – Edhe mua do të më therni? Do e shkruani shkronjën më me thikë në trupin tim?
    – tha Ivanka Vasilevska, deputete  VMRO-DPMNE-së.

    Nga partia e saj sot refuzuan të komentojnë këtë deklaratë. I ikën edhe pyetjes se a do të bashkëpunojnë në të ardhmen me një parti, për të cilën konsiderojnë se zanafillën e ka prej një organizate terroriste.

    Sot flasim vetëm për temën për të cilën po flasim dhe nuk do të lejojë që të defokusojmë me çështje tjera, tha Nikolla Micevski deputet i VMRO-DPMNE-së deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, tha se deklarata e fundit nga Vasilevska flet shumë për politikanët si ajo.

    Kjo është edhe një deklaratë fatkeqe. Paramendojeni edhe zonja e nderuar, Vasilevska, është nënshkruese kundër Talat Xhaferit. Kjo flet shumë. Prandaj po e them se këta deputet të cilët asnjëherë nuk morën guximin që të bëjnë një hap prapa nga deklarata të tilla, ofenduese, fyese, shpifëse ndaj shqiptarëve në përgjegjësi dhe ndaj BDI-së në veçanti, ata sot na mbajnë ligjërata të moralit dhe etikës. Kjo flet për deputetet në fjalë, flet për kapacitetet e tyre demokratike dhe politike, deklaroi Arbër Ademi, deptet i BDI-së.

    Vasilevska është e njohur për deklarata të tilla që nxisin urrejtje ndëretnike dhe urrejtje ndaj faktorit ndërkombëtar edhe në kohën kur shtirej se është analiste e pavarur.

    Një njeriut normal deri më tani do t’i plaste filmi 1000 herë. Ku është Ministria e Punëve të Jashtme? Duhej që t’i tërhiqej vëmendja ambasadorit të ShBA-së. Çka kërkon ai mbrëmë në KShZ?

    Qytetarët maqedonas nuk kanë më durim,
    deklaroi Ivanka Vasilevska mbrëmë dhe akuzoi deputetet e BDI-së se i përket një partie e cila ka dalë nga një organizatë terroriste, e nga ana tjetër, i fejuari i saj ishte i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, pikërisht për veprën: Kërcënim terrorist i rendit dhe sigurisë kushtetuese. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Çmime tepër të larta nëpër marketet e Maqedonisë!

    Lajmi i rradhës

    Rruga te kazerma e Tetovës përsëri mbushet me ujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë