Dezinformatat shkaktojnë po aq dhembje sa vetë fatkeqësia (Foto/Video)

    Në platformën TikTok është përhapur një video nga akounti chipsi001 në të cilën pretendohet se është gjetur kumanovari i cili u aksidentua më 27.09.2022 në lumin Vardar në fshatin Zhelinë. Video lajmi është plotësisht i pasaktë.

    Rishikimi i video lajmit ka të bëjë me atë se në video nuk vërtetohet asgjë me mbishkrimin që e shoqëron. Mbishkrimi thotë: Është gjet personi në fshatin Shemshovë, por fat të keq është gjet i vdekur 😭😭😭😭😭

    Në fakt në video shihet sesi një eskavator është duke nxjerrë veturën e të aksidentuarit nga Kumanova, por pa udhëtarë brenda veturës. Pas një kohe video lajmi është fshijë nga profili chipsi001, por ajo ishte shpërndarë dhe kishte 3488 shikime deri në momentin para se të fshihet.

    Videoja është realizuar më 27.09.2022 dhe fakti se viktima nuk nxirret nga lumi, por vetëm vetura tregojnë fotografitë dhe informacionet e Nistorit në vijim.

    Nuk është e mundur që asnjë institucion të mos dijë për viktimën nëse është gjetur, ndërkohë opinioni e di një gjë të tillë dhe e mba të fshehtë të vërtetën për institucionet.

    Nistori iu drejtua edhe komandantit të Njësitit të zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ametit për të pyetur nëse të rejat e fundit nga terreni tregojnë se viktima është gjetur apo jo. Ameti për Nistorin tha se kërkimet vazhdojnë ditën e nesërme dhe viktima për momentin nuk është gjetur.

    Ndryshe, kjo video e rreme përbën vepër penale për denoncim të rrejshëm dhe është kundërvajtje.

    GAZETARIA QYTETARE NDIHMON APO PRISH PUNË?

    Gazetaria qytetare apo ajo amatore. Gracka e quajtur “të jesh i pari që do të publikojë informatën” mund të shkaktojë përhapjen e dezinformatave dhe të lajmeve të rreme. Shkelja e etikës së gazetarisë në gazetarinë qytetare shpesh është pasojë e mungesës së arsimimit. PROBLEM është se gazetaria qytetare është dëmtuar nga raportimet jo të vërteta dhe të pasakta. Me raportim të pasaktë, audienca është lënë pa e ditur se kush ose çfarë duhet të besojë. Në rastin tonë, kjo video shkakton dhimbje akoma më të madhe te familjarët dhe jep shpresa të rreme.

    VËREJTJE

    Lexoni lajmet me kujdes, lexoni burimet e lajmit, kush e ka postuar, filtroni informacionet, mos postoni asgjë. Përderisa lajmi nuk është i konfirmuar dhe nuk është publikuar nga ndonjë medium i besueshëm, mos e bëni as ju. Platformat sociale mundësojnë që dezinformata të bëhet virale dhe ka pasojat e saj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Thyerja e termometrit, si të hiqni zhivën e rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    23,8% e popullatës në Maqedoninë e Veriut janë beqarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë