Dibër, ulet interesimi për bimët mjekuese

    Një i moshuar duke mbledhur fruta mali / Fotografia: Emir Hamzi

    Edhe pse Dibra dhe rajoni më i gjerë i saj ka shumë bimë medicinale, viteve të fundit ngec grumbullimi dhe menaxhimi i tyre. Të gjithë malet rreth Dibrës të cilët kanë një lartësi mbidetare mbi 750 metra, janë me bimë mjekuese. Por, edhe pse bëhet fjalë për një pasuri të madhe të bimëve mjekuese të cila kanë një cilësi të madhe, në 5 vitet e fundit vërehet një ulje e interesit për grumbullimin e tyre. Edhe fshatarët të cilët grumbullimin e bënin, tani nuk janë të interesuar. Kemi bimë të llojllojshme medicinale, por interesi për grumbullimin e tyre është jashtëzakonisht minimal.

    Në lidhje me këtë problem biseduam me banorët e fshatrave Mogorçë, Kosovrast i Epërm, Xhepishtë, Otishan dhe disa fshatra të komunës rurale Qendër Zhupë. Ata na informuan se kanë heq dorë nga grumbullimi i bimëve mjekuese meqë interesimi për grumbullimin ka qenë pothuajse zero. Në këta fshatra thonë se edhe kur grumbullohen bimët mjekuese ata nuk kanë ku të plasohen. Janë vetëm disa banor të këtyre fshatrave të cilët edhe sot merren me grumbullimin e tyre. Asani dhe Bekteshi nga këto fshatre,  thanë se bimët mjekuese kanë qenë të një kualiteti të lart që kanë grumbulluar, por që kanë lutur një kompani që ata t’i blejnë.

    “Malet e Dibrës janë përplot me bimë mjekuese dhe ata vite më parë na sillnin shumë efekte ekonomike. Familje të tëra grumbullonim bimë mjekuese, por tani kjo më nuk ndodh. Sidomos këto terrene kanë shumë dëllinjë, kamomile, lule kina, lule qumështorja, bozilok, mëllaga, sherbela, luani i zemrës e shumë bimë të tjera medicinale. Ka edhe shumë çaja të kualitetit të lartë pikërisht në këta terrene”, na thonë bashkëbiseduesit tanë.

    Ata si rrugëdalje shohin hapjen e Qendrave për grumbullimin e bimëve mjekuese që faktikisht kanë qenë më parë jo vetëm në Dibër por edhe në fshatrat për rreth. Biseduam edhe me disa banor të Rekës së Poshtme, të cilët na informuan se edhe pika e grumbullimit në fshatin Jançe nuk është në funksion.

    Mungesa e pikave të grumbullimit në Dibër dhe vendbanimet rurale kanë shkaktuar probleme të mëdha. Pikërisht ky është problemi primar që ka edhe një rënie të interesimit për grumbullimin e bimëve mjekuese. Disa nga bashkëbiseduesit tanë na thanë se këtu ka një ndikim edhe migrimi i popullatës meqë dukshëm është ulur numri i banorëve. Hapja e një Qendre për grumbullimin e bimëve mjekuese sidomos në Dibër do të kthente përsëri interesimin për grumbullimin e bimëve mjekuese, thonë familjarët të cilët më parë kanë qenë aktiv në këtë sferë.

    Në një takim që është mbajtur mes dy Dibrave, është potencuar fakti se për të rritur interesin për grumbullimin e bimëve mjekuese patjetër duhet të bëhet trajnimi i atyre që merren me grumbullimin e bimëve mjekuese dhe pastaj edhe hapjen e Qendrave për grumbullim. Në të dy anët e kufirit ka një potencial të madh të bimëve mjekuese i cili duhet të shfrytëzohet dhe faktikisht të mundësoj në zhvillim ekonomik të popullatës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Dyshime se donatorët e BDI-së fituan tender nga shteti

    Lajmi i rradhës

    “Celulari po i vret shpirtrat e fëmijëve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë