Dibra pa turbulenca politike

    Në krahasim me degët e partive politike shqiptare në disa qytete të vendit ku pati paraqitje të partive të reja për shkak të pakënaqësive të anëtarësisë, në Dibër deri tani nuk janë evidentuar raste të këtilla. Nuk u paraqit grupi i zjarrit i Izet Mexhitit por as partitë e reja politike që u regjistruan nga disa udhëheqës të partive Alternativa dhe Lëvizja Besa.

    Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim Artin Spahiu, për gazetën KOHA thotë se dega në Dibër e kësaj partie ka një anëtarësi stabile e cila gjithmonë ka treguar se është pranë liderit Ali Ahmetit. “Vet mos ardhja e Izet Mexhit në Dibër flet qartë se në degën e BDI-së në Dibër nuk ka përçarje. Ne jemi të unifikuar dhe jemi tërësisht me liderin tonë historik Ali Ahmetin. BDI është një parti e fuqishme e cila tregoi se shumë probleme të shqiptarëve në Maqedoni u tejkaluan falë politikës së Ali Ahmetit”, tha njeriu i parë i degës së BDI së në Dibër, Artin Spahiu. Ka pas tentime që Izet Mexhiti ti vë zjarr edhe degës në Dibër  por ajo nuk ka ndodhur, thonë burimet e gazetës KOHA. BDI-ja në Dibër është një degë e fuqishme politike dhe lideri Ali Ahmeti ka një përkrahje të madhe.

    Edhe konfliktet që ndodhën në partin Alternativa në nivel të shtetit, nuk u regjistruan në Dibër. Në këtë degë thonë se deri më sot nuk ka patur konflikte politike. Kryetari degës së Alternativës në Dibër Lumi Croi për gazetën KOHA thotë se në degën e Dibrës situata është e qetë pa mosmarrëveshje. “Deri më sot nuk janë evidentuar mosmarrëveshje në degën tonë. Udhëheqësia së bashku me anëtarësinë është tërësisht në krah të udhëheqësisë të Alternativës”, thotë kryetari i degës Lumi Croi.

    Kur është në pyetje kjo parti politike mund të theksojmë se ka patur tentime nga anëtar të kryesisë të cilët themeluan Alternativën dhe tani kanë parti të re, të formojnë degë të reja edhe në Dibër por kjo nuk ka ndodhur.

    Partia politike Lëvizja Besa dega në Dibër nuk funksionon. Këtë e ka deklaruar për gazetën KOHA kryetari i mëparshëm i degës Buran Ahmeti. “Pas daljes nga Qeveria, Lëvizja Besa në Dibër ka patur reagime të shumta të anëtarëve. Prandaj faktikisht që atëherë e deri më sot dega nuk funksionon dhe ka tentime që një pjesë e anëtarëve të marrin kahje politike të ndryshme”,, thotë ish kryetari i degës Burhan Ahmeti. Ai shton se bëhen tentime edhe më tej nga udhëheqësia qendrore që funksionimi i degës të vazhdojë. Por, siç merr vesh gazeta KOHA nga burimet të anëtarëve të Besës në Dibër, një pjesë e anëtarësisë ka kontakte me Arjanit Hoxhën që para disa kohëve regjistroi Partinë Demokratike Evropiane.

    Deri tani nuk pati turbulenca politike në skenën politike të Dibrës. Por, kjo nuk do të thotë se kështu do të jetë në të ardhmen. Nëpër partitë politike, sidomos Alternativa dhe Besa ka të pakënaqur dhe ndoshta më vonë do të ketë regjistrime edhe të degëve të partive të tjera. Sa i takon partive politike ASH, anëtarësia në Dibër është stabile dhe është tërësisht në krah të udhëheqësisë të kësaj partie. Por, në bisedën që patëm me intelektual dibran, ata thonë se regjistrimi i partive të reja shqiptare shkon në dëm të kauzës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Veçmas ata potencojnë se numri i madh i partive shqiptare dëmton elektoratin dhe votat shqiptare. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shtohet numri i institucioneve publike në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    RMV do të krizë me furnizimin me qumësht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë