RMV do të krizë me furnizimin me qumësht

    Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi probleme me furnizimin me qumësht. Sipas tij ka krizë të furnizimit në industrinë e qumështit, ka mungesë në disa rajone në botë për shkak të luftës në Ukrainë.

    I pyetur për paralajmërimet për rritje të çmimeve të prodhimeve bazë, Kovaçevski paralajmëroi masa të reja me qëllim që siç thotë të mos mund askush të përfitojë në kurriz të qytetarëve. Ndërhyrjet me gjasë do të jenë në pjesën e marzhave dhe në pjesën e dallimeve mes prodhimeve dhe çmimit shitës.

    “Do të kemi problem me qumështin pasi paraqitet krizë në furnizimin me qumësht. Nesër do të zhvillojë takim me ministrin e Bujqësisë Nikollovski, për atë se çfarë masash do të ndërmarrin pasi paraqitet mungesa e qumështit në disa rajone në botë për shkak të luftës në Ukrainë”, tha Kovaçevski.

    Lajmi Paraprak

    Dibra pa turbulenca politike

    Lajmi i rradhës

    Liqeni i Prespës në rrezik – tani duhet ruajtur çdo pikë uji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë