Dibranet të painteresuara për PAP teste

    Në sferën e shëndetësisë në Dibër dhe rajonin më të gjerë ka nevojë të punohet në rritjen të vetëdijes për mbrojtjen të shëndetit. Kjo ka të bëjë si për gjininë mashkullore ashtu edhe për gjininë femërore. Të dhënat e mjekëve amë thonë se vetëm një përqindje e vogël e popullatës të të dy gjinive realizon kontrolle të rregullta shëndetësore. Por, duhet theksuar se në këtë drejtim sipas të dhënave të mjekëve amë, ka një interesim të ulët te femrat kur është në pyetje realizimi i PAP testeve.

    Problemi me realizimin të PAP testeve në Dibër dhe komunat rurale Qendër Zhupë dhe një pjesë të komunës Mavrovë Rostushë, respektivisht vendbanimet të Rekës së Poshtme, ka qenë i kamotshëm. Por, për fat të keq femrat anashkalojnë këtë PAP test i cili ka një domethënie të madhe për mbrojtjen shëndetësore të saj. Gjinekologjia dibrane Edlira Piperku për gazetën KOHA thotë se edhe në ditët e sotme përqindja e grave të cilat realizojnë PAP teste është e ulët. Ajo potencon se kjo ndodh si në qytetin e Dibrës ashtu edhe në vendbanimet rurale të Dibrës, Qendër Zhupës dhe rajonit të Rekës së Poshtme.

    “Në Dibër dhe rajon funksionojnë dy gjinekolog amë të cilët kanë edhe ambulancat e tyre. Të dhënat oficiale të ambulancave gjinekologjike thonë se është një problem akut mos realizimi i PAP testeve me çka janë ndërmarr shumë aktivitete për rritjen e vetëdijes. Por, përmirësime nuk ka”, thotë gjinekologjia dibrane. “Mund t’ju them se mesatarisht për çdo muaj mbi 80 për qind të femrave të cilat marrin ftesa për të bërë PAP testin nuk paraqiten. Lëshojmë mesatarisht nga 120 thirrje në muaj dhe në kontrolle për realizim të PAP testit na vijnë 20. Kjo është një përqindje shume vogël e cila na shqetëson”, thotë gjinekologjia, Edlira Piperku.

    Ajo potencon se femrat duhet ta kenë të qarët se bëhet fjalë për një testim shumë domethënës për shëndetin e tyre por pjesa dërmuese vazhdojnë të mos paraqiten. Kemi ndërmarr aktivitete të ndryshme duke realizuar ligjërata, sqarime por situata vazhdon të ngelet problematike, thotë ajo. “Sa u takon grup moshave të cilat nuk paraqiten për të realizuar PAP teste mund të them se pothuajse të gjithë grup moshat nuk kanë interesim për testin. Ne si gjinekolog shfrytëzojmë momentet kur gratë e reja realizojnë kontrolle të ndryshme dhe në ato momente bëjmë edhe PAP testin”, thotë gjinekologjia Piperku.

    Vet situata e interesimit të dobët për të bërë PAP teste sqaron edhe problemin shumëvjeçar në Dibër dhe rajon që ka të bëjë me problemin e femrave të cilat nuk kanë gjinekolog Amë. Gjinekologu Argëtim Fida njohës i mirë i kësaj lëmie i cili ka edhe ambulancën e tij në Dibër, disa herë ka sqaruar se vazhdon të jetë numri i madh i femrave të cilët nuk kanë gjinekolog amë. Sipas tij mesatarisht afro 50 për qind të femrave në Dibër dhe rajon nuk kanë gjinekolog amë. Ai thotë se këto probleme duhet tejkaluar dhe se një angazhim duhet të ketë edhe nga Fondi Shëndetësor. Patjetër duhet të rritet vetëdija e femrës për të patur një gjinekolog amë, thotë Fida dhe shton se problemi në fjalë është prezent si në vendbanimin urban ashtu edhe në vendbanimet rurale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Problemi me parkimin në Tetovë nuk ka fund

    Lajmi i rradhës

    Kodi zgjedhor duhet të obligojë politikanët në RMV të dalin në debate

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë