Dimitrov: Çështja e gjuhës është e brendshme

    “Çështja e gjuhës është e brendshme dhe vetëm qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të diskutojnë për të”.  Deklarata vjen nga zëvendëskryeministri i parë për çështjet europiane, Nikola Dimitrov. Kjo ishte një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë për pretendimet që ka Bullgaria, me të cilat ka bllokuar procesin e Integrimit, jo vetëm për Shkupin, por edhe për Shqipërinë.

    Dimitrov foli pa dorashka duke komentuar bllokadën e fundit, ndërsa tregoi për lodhjen e madhe që ka shkaktuar pritja për caktimin e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

    Ajo që të jep shtysë për të pritur është shpresa, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë se Veriut, që shtoi se ajo shpresë po zbehet. Pjesë e panelit të dytë në Forumin e Prespës për Dialog ishte edhe europarlamentarja, Tanja Fajon.

    Ajo tha se i vjen mirë që Sllovenia, vendi i saj, udhëheq presidencën e BE, por nënvizoi se pritshmëritë për të ecur më tej në procesin e zgjerimit janë të pakta, pavarësisht se Ballkani Perëndimor është në agjendën sllovene. Më tej, drejtoi kritika të drejtpërdrejta ndaj BE duke thënë se nuk është në gjendje të mirë, gjë e cila ka penguar procesin e zgjerimit.

    Lajmi Paraprak

    Ruskovska: Gjithçka ka qenë e planifikuar | Të parandalohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re

    Lajmi i rradhës

    Përfitimet që sjell ekspozimi në diell

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë