DITA E ZBRAZËT E NATA “FULL”! | Ramazani ndërron dinamikën e jetës në RMV

    Muaji i bekuar i Ramazanit ka një bukuri ndryshe në qytetin e Dibrës. Këtu gjithmonë me shekuj muaji i agjërimit ka qenë një festë e madhe për besimtarët. Iftaret e begata me ushqime tradicionale dibrane siç është qepa me vezë është prezente tek çdo tryezë e familje dibrane. Gjatë këtij muaji të bekuar familjet janë më afër njëri me tjetrin, shkojnë nëpër darka dhe afrohen më shumë. Gjallëria pas iftarit ka bukurinë dhe lezetin e vet kur gjithë lokalet, ëmbëltoret dhe objektet shërbyese mbushen përplot.

    Por, muaji i agjërimit – Ramazani maksimalisht ka ndikuar në dinamikën e jetës të qytetarëve në Dibër. Këto ditë ka një dinamikë të veçantë gjatë orëve të mbrëmjes, por gjatë ditës qyteti pothuajse është i zbrazët. Kjo është një dukuri që ndodh sidomos viteve të fundit gjatë muajit të agjërimit.

    Të gjithë xhamitë e Dibrës pas iftarit mbushen përplot me besimtarë të moshës së re mes të cilëve edhe një numër i madh të femrave. Përfaqësuesit të Myftinisë të Dibrës thonë se xhamitë janë të ngushta për të pranuar numrin e madh të besimtarëve në qytet. Por, pas teravisë kur faktikisht përfundojnë namazet dhe ligjëratat fetare në xhamitë, qytetarët mbushin sheshin e qytetit. Të gjithë objekte sidomos ëmbëltoret, kafeteritë, restorantet janë përplot me qytetarë. Jeta vazhdon deri në orët e para të mëngjesit kur qytetarët kthehen në shtëpitë e tyre dhe hanë syfyrin. Dhe kështu do të jetë gjatë tërë muajit të Ramazanit. Edhe ata që nuk agjërojnë faktikisht i kushtohen jetës të Ramazanit meqë në Dibër iftaret tradicionalisht grumbullojnë të gjithë anëtarët e familjes. Ezani i imamëve në momentin e iftarit, tërësish zbraz rrugët e qytetit. Duke marrë parasysh se në Dibër dhe rrethinë 95 për qind e popullatës i takon besimit Islam, qartë flet se qetësia e qytetit nga iftari e deri në teravi është maksimale, e pastaj vazhdon shëtitja dhe vizita e objekteve në fjalë. Është për tu theksuar se nga ora 21:00 e deri në ora 2:00 të mesnatës në rrugët e qytetit janë prezent jo vetëm meshkujt por edhe femrat dhe fëmijët. Ndërsa gratë për çdo natë pas iftarit grumbullohen për çaj apo kafe tek secila dhe e kalojnë mbrëmjen deri në mesnatë.

    Përndryshe përfaqësuesit të Myftinisë të Dibrës thonë se xhamitë jenë përplot edhe në të gjithë vendbanimet që mbulon Myftinia e Dibrës. Myftiu i Dibrës haxhi Reshat ef. Kaçallniku, thotë se nga Vërbjani i Rekës e deri në Novak të Zhupës, funksionojnë për Ramazan 38 xhami të cilët për çdo natë gjatë teravisë janë përplot me besimtarë.

    Gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit, Myftinia e Dibrës po realizon shumë ligjërata fetare duke ligjëruar imamë të njohur të cilët ndiqen me shumë interes nga mbar popullata dibrane. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Nuk do të qëndrojmë duarkryq nëse Dodik punon për të nxitur një konflikt të ri në BeH”

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV nuk mbështesin ndryshimin e gjinisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë