Djegia e kontejnerëve në Tetovë shqetëson qytetarët, mund të shkaktohen zjarre masive!

    Në 20 ditët e para të janarit në Tetovë janë djegur 10 kontejnerë mbeturinash. Pra çdo 2 ditë është djegur nga një. Kjo përveç se e ndot mjedisin, shqetëson qytetarët, por më së shumti është dukuri që shqetëson brigadën zjarrfikëse të Tetovës, të cilët duket të intervenojnë me shpejtësi, sepse shpesh afër kontejnerëve ka makina ose objekte të tjera.

     “Nga 1 janari deri ditën e sotme ne si njësi kundër zjarrit në Tetovë kemi intervenuar në dhjetë  kosha apo kontejnerëve të mbeturinave në qytetin e Tetovës është një fakt apo dukuri që na brengos apo çdo kosh i mbeturinave është edhe një rrezik për shpërthimin e zjarrit të ndonjë makine apo objekti”, tha Uka Alili, Njësia kundër Zjarrit Tetovë.

    Nga Komuna e Tetovës dhe Ndërmarrja Komunale shpesh herë apelojnë që  këto raste të zbardhen se kush i shkakton zjarret. Për këtë vit në sektorin për punë të brendshme në Tetovë nuk është denoncuar asnjë rast. E gjatë vitit 2021 janë evidentuar 5 piromanë kontejnerësh, prej të cilëve 3 kanë qenë fëmijë.

     “Në SPB Tetovë gjatë vitit 2021 janë raportuar 5 raste ku janë djegur kontejnerët e mbeturinave, vepër kjo e dënueshme në bazë të nenit 288 dhe 218 të Kodit Penal, veprat në fjalë janë pastruar plotësisht dhe lidhur me këtë janë privuar nga liria 4 persona, tre prej të cilëve të mitur, të cilët e kanë marrë përgjegjësinë për zjarrvënien në kontejnerë dhe për këto në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë janë ngritur kallëzime përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

    Nga Njësia kundër zjarrit tregojnë se në disa zjarri në kontejnerë shkaktohet nga hiri i zjarrit që e hedhin qytetarët jashtë, por ka raste kur shkaktohen edhe qëllimisht. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Gratë në RMV vazhdojnë të mos jenë të përfshira në politikë mjaftueshëm

    Lajmi i rradhës

    Stuhia e Artë: Valët e dimrit nxjerrin qelibarin në plazhin rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë