Dy dekada premtohen deponi rajonale, por shteti ende nuk ka ndërtuar asnjë

    Fotografia: Emir H

    Shteti assesi të fillojë me ndërtimin e deponive rajonale për mbeturinat e ngurta, edhe pse opinioni me vite dëgjon paralajmërime se kjo sa nuk ka filluar. Strategjia për mbeturina u miratua 17 vjet më parë. Ka edhe projekte. Madje për disa nga deponitë rajonale janë siguruar edhe para, por ndërtimi nuk fillon për shkak të problemeve të ndryshme lokale. Është në interes të komunave dhe rajoneve planifikuese që të pajtohen për këtë çështje, thotë profesori Trajçe Stafillov nga Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup. Në këtë mënyrë do ta zgjidhin problemin e hedhjes së plehrave dhe selektimin.

    “Duhet gjetur zgjidhje sepse nuk mund të vazhdojmë kështu, pas gjithë kësaj kohe të mos mund të ndërtojmë asnjë. Madje edhe deponia e Shkupit, që është disi e rregulluar, nuk është plotësisht sipas rregullave”, tha Trajçe Stafilov, Profesor.

    Shumica e qyteteve mbeturinat e tyre i hedhin në vende krejtësisht të papërshtatshme dhe shkaktojnë shkatërrim ekologjik në tokat përreth dhe ujërat nëntokësore. Kështu ndodh edhe me deponinë jolegale në Strugë. Ndonëse pushteti aktual vendor premtoi dislokimin e saj, kjo nuk ndodhi. Stacioni i ngarkesave që u ndërtua po shkatërrohet, por autoritetet vendore për katër vjet mirëmbajtje shpenzuan 800 mijë euro. Zgjidhje e problemit shihet në ndërtimin e deponive rajonale. Një e tillë në rajonin jugperëndimor duhej të ndërtohet në komunën e Debërcës, por qytetarët në referendum nuk e pranuan këtë.

    “Njerëzve duhet shpjeguar në mënyrë më të përshtatshme se deponitë rajonale nuk do të kenë ndikim negativ siç po përhapet në opinion lajme shqetësuese nga deponitë rajonale. Mendimi im është që të përshpejtohet dhe mbeturinat në Maqedoni të rregullohen në një nivel më të lartë, si në vendet evropiane”, u shpreh Llazar Nikolov-Shoqata Ekologjike.

    Ministrja e re e Ekologjisë, Kaja Shukova, ka bërë të ditur së fundmi se shteti ka marrë tashmë një kredi për ndërtimin e deponive në pesë rajone. Por së pari duhet të ndërtohet infrastrukturë e përshtatshme lokale, gjegjësisht stacione ngarkimi, deponi qendrore dhe lokale dhe të sigurohen pajisje komunale në komuna. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në shkollën në Raoviq sot mëson vetëm një nxënës, nga 250 që mësonin më parë

    Lajmi i rradhës

    ÇMIME TË LARTA TË DOKUMENTEVE PERSONALE, POR SHËRBIMET MBETEN TË DOBËTA

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë