Për tre nga pesë të arrestuarit nga Bërvenica, të cilët dyshohen për tregti me drogë dhe armë, gjykata ka caktuar masën e kujdesit afatshkurtër prej 48 orësh, përkatësisht mbajtjen për nevoja të hetimit. Një i dyshuar tjetër është obliguar me paraqitje.
“Dy klientët e mi, me inicialet S.Z. dhe I.J., dyshohen për veprën penale tregti me drogë dhe armë dhe për lëshim të paautorizuar në treg, të paraparë me Nenin 396 të Kodit Penal të RMV-së dhe me Nenin 215, paragrafi 1, të cilat hyjnë në kategorinë e veprave të rënda dhe serioze,” tha avokati Qenan Ramani.
Njëri nga pesë të arrestuarit, tek i cili është gjetur sasia më e madhe e parave, është liruar nga akuza, sepse ka provuar me dokument prejardhjen e parave dhe nuk do të ndiqet penalisht. Grupi i arrestuar dyshohet të ketë lidhje të forta me pushtetin aktual dhe qendror. Policia po punon për zgjerimin e hetimit dhe shpartallimin e plotë të grupit kriminal. /Alsat/






