E premtja, ditë jo pune për besimtarët ortodoks

    E premtja (2 qershor) do të jetë ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Siç njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS), të premten do të shënohet “Dita e shpirtrave”.

    “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për festat në RMV (“Gazeta zyrtare e RM-së”, nr.21/98 dhe 18/07), 2 qershori (e premte) 2023, Dita e Shpirtrave, e premtja para Ditës së Shpirtrave, është ditë jo-pune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

    Lajmi Paraprak

    Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

    Lajmi i rradhës

    Ohër, shtyhet për më 12 korrik gjyqi për rrahjen e Pendikovit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë