Ohër, shtyhet për më 12 korrik gjyqi për rrahjen e Pendikovit

    Çdo ditë marr mesazhe kërcënuese, u ankua Hristijan Pendikov, sekretar i klubit të mbyllur bullgar në Ohër. Gjysmë viti pas incidentit, kur u rrah, ai u kthye nga Bullgaria në Ohër për të ndjekur seancën gjyqësore, dhe për të dhënë një deklaratë mbi ngjarjen, e cila u zhvillua në 19 janar.

    “Personalisht, nuk kam frikë, por nuk është ndjenjë e mirë të marrësh 20-30 kërcënime me vdekje, sharje në Facebook, të lexosh komente. Jam më mirë tani. Ende kam kontrolle, sepse kam dy unaza të çara dhe shpresoj të jem në gjendje të udhëtoj më 12 korrik. Dua të ushtroj të drejtën time për të ardhur sepse më duhet të bashkëpunoj me gjykatën”, deklaroi Kristian Pendikov, i dëmtuar.

    A mendon Pendikov se kjo duhej të shkaktonte skandal politik midis dy vendeve?

    “Faleminderit për pyetjen, paçi një ditë të mirë”, u përgjigj Pendikov.

    Seanca e sotme u shty pasi mbrojtja e të pandehurit Ilija Spaseski u largua nga salla e gjyqit. Ata u ankuan se gjykatësi nuk e pranoi kërkesën për ta shtyrë, në mënyrë që të kishin kohë për të analizuar ekspertizën mjekësore shtesë të ofruar. Për gjykatën, braktisja ishte e pabazuar dhe e paligjshme, ndërsa avokatët e të akuzuarit dyshojnë se gjykata është nën presion për të marrë vendim të shpejtë.

    “Sot akti im dhe ai i kolegut Nikoleski për largimin nga debati është një revoltë. Nuk dua t’i them gjykatës – ka njëfarë presioni…”, deklaroi Dimitria Coboski-avokat i të akuzuarit.

    Avokati i Pendikovit tha se ai u tha prokurorëve se ka edhe një person tjetër nga Manastiri që mori pjesë në sulm.

    “Edhe në vetë pamjet, e cila u mor si dëshmi në një seancë të mëparshme gjyqësore, ishte e qartë se dy persona po e rrihnin personin e dëmtuar”, deklaroi Stefan Kushevski – avokat i Pendikovit.

    Sipas Prokurorisë, gjithçka filloi pasi i pandehuri Ilija Spasevski erdhi në tavolinë në një objekt ku ishte ulur Pendikov, duke i thënë: “A nuk ke turp të jesh bullgar?” Më pas, Pendikov ka dalë nga objekti, ndërsa i akuzuari së bashku me një person tjetër të panjohur e kanë ndjekur dhe e kanë sulmuar. Seanca e radhës është caktuar për 12 korrik. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    E premtja, ditë jo pune për besimtarët ortodoks

    Lajmi i rradhës

    Apeli në Hagë rrit dënimet për dy bashkëpunëtorë të Millosheviqit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë