Lëvizja Besa: Tensionet etnike janë nxitur çdoherë nga BDI për qëllime politike

    Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratës së koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, duke e quajtur të pa bazë, nxitëse dhe ka për qëllim të defokusojë opinionin nga aferat korruptive dhe pa aftësinë e qeverisë ku BDI bën pjesë, përcjell Nistori.

    “Lëvizja Besa nuk është në koalicion me asnjë parti politike në Qytetin e Shkupit dhe nuk mban përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe që sot po e vëren në shumë institucione që udhëhiqen nga BDI dhe LSDM. Arbër Ademi ka ngatërruar adresën, në vend t’i drejtohet Lëvizjes Besa le t’i adresojë shqetësimin e tij deri te drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve të cilin e ka nga radhët e partisë së tij”, shkruhet në reagimin e Besës.

    Nga Besa shtojnë poashtu se tensionet ndëretnike në vend gjithmonë janë nxitur dhe krijuar nga qeveritë ku BDI-ja ka qenë pjesë dhe atë vetëm për qëllime politike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Naser Ziberi, a është avokat i popullit apo i BDI-së”?

    Lajmi i rradhës

    Edhe rruga nga Qeveria deri te Kuvendi është me gropa!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë