Ekspertët: Kabineti i ri, si qeveri teknike

    Foto: AIM

    Ekspertët vlerësojnë se kabineti i ri qeveritar më shumë ngjanë si qeveri teknike e cila do të udhëheqë me vendin deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që do të mbahen ose imponohen ato, shkruan Alsat. Sipas politologut, Ivo Angelloviç kabineti i Kovaçevskit ka tre detyra kryesore: zgjidhja me Bullgarinë, kriza shëndetësore dhe kriza ekonomike.

    “Këtë Qeveri e shoh më shumë si Qeveri teknike se sa politike po Qeveri e popullit. Përveç disa personave të cilët vazhdojnë me pozitat e tyre, ka edhe disa njerëz nga sektori i biznesit përfshi edhe kryetarin i cili tashmë njihet në opinion dhe profilin e tij e shoh si përparësi të këtij organi ekzekutiv. Para se të jetë Qeveri partiake, pres që pavarësisht që nuk është e zgjedhur direkt nga popullit të jetë pragmatike. Në pikëpamjen tjetër më duket si urë lidhëse për qëllime të caktuara. Pasi nuk ka program parazgjedhor nga e cila do të udhëhiqet, tre sfidat kryesore do t’i ketë zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, krizën shëndetësore dhe krizën ekonomike”, deklaroi Ivo Angelloviç, Politolog.

    Lajmi Paraprak

    Transporti publik në Shkup bëhet gjithnjë e më i vështirë, ndikojnë shumë faktorë

    Lajmi i rradhës

    Garancia e 11 milionë eurove të Kamçevit, Gjykata: Shuma se nuk do të arratiset është e mjaftueshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë