Elezi: Për shqiptarët ekziston vetëm Kombëtarja e Shqipërisë

    Amir Elezi nga Alternativa i ftuar në emision “Programi 200”, duke folur për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll ku u quajt si “fytyra reale e vendit”, tha se shqiptarët kanë vetëm një Kombëtare dhe ajo është Kombëtarja e Shqipërisë.

    Ndërsa Përfaqësuesja e Maqedonisë, sipas Elezit, ngelet vetëm një “Raprezentacion” ku luajnë futbollistë të shkëlqyer shqiptarë. Ai shtoi se himni dhe flamuri i Maqedonisë duhet të ndryshohet sepse nuk i përfaqëson të gjitha komunitetet, prandaj edhe ai nuk u këndua nga futbollistët e tjerë gjatë tre lojërave në kampionat.

    Raprezentacioni i Maqedonisë së Veriut, jo i Kombëtares Shqiptare, sepse për shqiptarët ekziston vetëm një Kombëtare dhe ajo është Kombëtarja e Shqipërisë. Kurse në Maqedoni kemi Raprezentacionin e Maqedonisë, ku luajnë lojtarë të shkëlqyer shqiptarë. Por nuk është se kemi në krye të Federatës një shqiptar dhe ai po i vendos në krye këta lojtarë, por janë aty sepse janë më të mirët dhe janë aty falë aftësive të tyre. Për mendimin tim shumë lojtarë të tjerë shqiptarë janë lënë jashtë. Nëse duam një qasje e cila është inkluzive për të gjithë qytetarët, Maqedonia duhet të krijojë një himn dhe një flamur të ri ku të përfshihen të gjithë- tha Elezi.

    Lajmi Paraprak

    Djali që ka 149 vëllezër dhe motra shpjegon se si prindërit i “mbajnë mend” emrat e të gjithëve

    Lajmi i rradhës

    Bërns kritikon BE-në: Jemi të dëshpëruar që nuk arritët të miratoni kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë