Familjari Ibin Emshiu të cilit i vdiq babai dhe i vëllai në tragjedinë e 8 shtatorit në spitalin moduluar në Tetovë së fundmi në profilin e tij ka kritikuar partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se së pari duhet të zgjidhet çështja me spitalin e Tetovës dhe më pas të mbahen zgjedhjet, përcjell Nistori.
Emshiu iu bën thirrje partive politike që sa më parë të del në pah e vërteta për tragjedinë në Tetovë dhe të ketë përgjegjësi për atë çfarë ndodhi më 8 shtator.
Edhe pse kanë kaluar 19 ditë nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 qytetarë, të gjithë zyrtarët heshtin dhe përgjigje njoftojnë se do të ketë pas përfundimit të hetimit. /Nistori/
